Cfare duhet te haje nje femije 5 muajsh?

0 0

Sigurisht që ushqimi kryesor në këtë moshë duhet të jetë qumështi, qoftë ai i gjirit apo i formulës. Zakonisht specialistët këshillojnë që nëse fëmija ushqehet vetëm me qumësht gjiri, ushqimet e ngurta të fillohen nga muaji i 5-të, ndërsa nëse fëmija ushqehet me qumësht artificial, nga muaji i 4-t.

Por, cfarë mund të hajë një fëmijë 5 muajsh?
Si fillim nuk duhet të harrojmë se ai është ende një fëmijë shumë i vogël dhe stomaku i tij nuk është në gjendje të tretë shumëllojshmëri ushqimesh.
Zakonisht nënat e fillojnë procesin e ushqyerjes së fëmijës me lengjet e frutave, gjë që është shumë e gabuar, pasi lëngjet përmbajnë gjithë sheqerin që ndodhet në to.
Ju mund të filloni t’i jepni fëmijës frutat, të cilat duhet të jenë molla dhe dardha. Secila prej tyre jepet e ndarë nga tjetra dhe me një diferencë prej 3 ditësh, kjo për të parë një alergji të mundshme të fëmijës. Pas rreth një jave mund të filloni t’i jepni drithërat, të cilat mund të jenë mielli i orizit, mielli i misrit, në bazë të moshës së fëmijës. Pas cdo ushqimi fëmijës duhet t’i jepet ujë.

Kur duhet t’ja jap fëmijës ushqimet?
Frutat zakonisht duhet të jepen pasdite. Ato duhet të bëhën në formë pureje. Mirë është t’i zieni dhe më pas t’i shtypni me pirun.
Drithërat të cilat mund t’i bëni me qumështin që fëmija pi zakonisht ose me ujë ( nëse ato përmbajnë qumësht ) mund t’ja jepni ne drekë. Më pas drithërat pa përmbajtje qumështi mund t’ja përgatisni fëmijës me lëng perimesh.
Për momentin këto duhet të jenë ushqimet e vetme që mund t’i jepen fëmijës. Pasi ai është mësuar të hajë frutat dhe drithërat mund të fillohet me perimet, të cilat si fillim duhet të jenë patatja, karrota dhe kungulli, sigurisht të ndara nga njëra-tjetra. Tashmë perimet duhet të jenë dreka e fëmijës dhe drithërat mund të jepen në mengjes, të cilat në këtë vakt duhet të përgatiten vetëm me qumësht.
Frutat dhe perimet ( në momentin që do t’i fillohen ) duhet të jenë gjithmonë të freskëta, të cilat duhet t’i përgatisni në shtëpi. Një alternativë mund të jenë edhe frutat dhe perimet e konservuara, por që ne do t’ju këshillonim t’i evitonit sa më shumë.

Cfarë duhet të keni parasysh:
– Para muajit të 6-të fëmijës nuk duhet t’i jepen ushqime që përmbajnë gluten, pasi kjo proteinë mund të shkaktojë alergji tek fëmija.
– Lëngu i perimeve mund të ruhet deri në 24 orë në frigorifer, më pas nuk duhet të konsumohet më!
– Vaji i ullirit që shtohet tek ushqimet e fëmijës nuk duhet të skuqet asnjëherë, por të hidhet në pure në momentin e ushqyerjes.
– I jepni fëmijës të hajë sa ka uri dhe jo me kalendar. Disa fëmijë kanë më shumë oreks dhe disa më pak.

Ka një moment specifik gjatë të cilit unë nuk duhet t’i filloj një ushqim fëmijës?
Sigurisht që po!
– nëse fëmija sapo është vaksinuar;
– nëse fëmija është në gjendje gripi, ka kollë apo një ftohje;
– në një moment që fëmija është shumë i lodhur.

Lexoni edhe: Pure me karota dhe babane, receta per bebe 6+ muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X