Receta per bebe +6 muajsh | Pure me karota dhe banane

0 0

Pureja me karota dhe banane është një recetë për bebe shumë e lehtë për tu përgatitur. Madje bebet do ta pëlqejnë për shkak të ëmbëlsisë që ka. Por shija nuk ështe e vetmja gjë e mirë që kjo pure ofron për fëmijët tuaj, pasi edhe përfitimet shëndetësore janë të shumta.

Karota ndihmon në zhvillimin e shikimit dhe gjithashtu është dhe një burim shumë i mirë i beta-karotenit, i cili është shumë i nevojshëm për zhvillimin e bebit gjatë vitit të parë të jetës. Gjithashtu banania e ndihmon bebin gjatë tretjes e ndihmon në trajtimin e konstipacionit dhe përveç kësaj ajo është e pasur me kalium, fibra ,vitamin B2, B6 dhe C, që do ta furnizojnë vogëlushin tuaj me energji për të gjithë ditën.

Përbërësit:
⦁ 1 karotë;
⦁ 1 banane;
⦁ 2 lugë qumësht gjiri ose formule.
Përgatitja:
1. Në fillim qëroni dhe priteni karotën në forma rrethore;
2. Në një tenxhere me 1 gotë uji, zieni karotën deri sa të zbutet;
3. Më pas e hiqni nga zierja dhe e lini të ftohet paksa.
4. Pas kësaj, kalojeni karrotën në blender së bashku me bananen për 2 minuta.
5. Në fund shtoni qumështin dhe vazhdoni ta bëni pure dëri sa të përfitoni një masë kremoze.
Detajet e recetës:
Koha e përgatitjes është 5 minuta.
Kjo është një recetë e përshtatshme për bebe +6 muajsh.
Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X