Ushqyerja e nje femije 4 muajsh

0 0

Duhet të dini se ushqyerja e fëmijës me ushqime të ngurta është një fazë e rëndësishme e rritjes dhe zhvillimit të tij.

Progresi në zhvillimin e fëmijës do të jetë i dukshëm dhe i ndryshëm nga dita në ditë. Ai do të fillojë të luaj me këmbët dhe të ketë një maturim më të mirë të shikimit. Nëse ky është momenti që pediatri ju ka rekomaduar të filloni ushqimet e ngurta duhet ta bëni këtë në mënyrën e duhur.

Ushqimet e duhura për një fëmijë 4 muajsh

Sigurisht që në këtë fazë delikate këshillimi me pediatrin duhet të bëhet në vazhdimësi, kjo pasi jo të gjithë fëmijët janë të njëjtë dhe ai e njeh shumë mirë ecurinë e fëmijës tuaj. Ushqyerja duhet të fillojë në mënyrë graduale, duke mos e forcuar fëmijën.

Cilat janë ushqimet që mund të konsumojë një fëmijë në muajin e 4-t?

Duke qënë se fëmija është mësuar të pijë qumësht, duhet t’i orfohen atij ushqime të cilat kanë shije të ëmbël dhe në këtë rast purenë e frutave të cilat mund të jenë: molla dhe dardha, sigurisht të ndara nga njëra-tjetra.

Po drithërat?

Edhe drithërat me qumësht mund të jenë të përshtatshme për fëmijën duke qënë se kanë brenda qumështin me shije e të cilit fëmija tashmë është mësuar. Mbani mend se në këtë fazë fëmija nuk duhet të hajë më tepër se 1 vakt në ditë, në sasi të vogël dhe ushqimi nuk duhet të jetë shumë i fortë (i trashë). Qumështi i gjirit apo formulës mbetet ushqimi i tij kryesor.

Mielli i orizit

Mielli i orizit është një prej ushqimeve më të mira në këtë moment (përsa i përket kategorisë së drithërave), kjo pasi nuk përmban gluten. Pas tij fëmijës mund t’i jepet edhe miell misri dhe tapioke. Në muajin e 6-të ai mund të konsumojë edhe drithëra me gluten. Përmban vitaminë B1.

Lexo edhe: Supe krem me karrote dhe qumesht 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X