Çfarë do të dëshiroja të dija ndërsa fëmijët e mi ishin akoma të vegjël?

0 0

Kur bëhesh baba, punon shumë për të bërë më të mirën tënde në këtë rol të ri. Fillon lexon libra, flet me miqtë dhe anëtarët e familjes. Por kur e sheh veten pas disa vitesh gjithmonë ka një sërë gjërash që do të doje t’i dije ndërsa fëmijët ishin të vegjël në mënyrë që rritja të ishte më e lehtë.

Por nëpërmjet fjalëve të baballarëve që më parë e kanë kaluar këtë situatë, prindërit e fëmijëve të vegjël marrin leksione të rëndësishme, për të shmangur stresin dhe keqardhjen.

Më poshtë ju tregojmë disa nga gjërat që ju kanë ngelur peng baballarëve që kanë qenë dikur prindër të rinj si ju.

Do të dëshiroja të isha shqetësuar më pak për intereset e tim biri

“Kam qenë aq i shqetësuar në lidhje me djalin tim që nuk kishte ndonjë interes për aktivitete të caktuara. Djali im i madh ishte një njeri i qetë dhe i mbyllur, dhe unë përpiqesha ta merrja atë me vete dhe ta nxisja të bënte diçka. Më vonë, ai hyri me dëshirën dhe forcat e veta në muzikë dhe fotografi. U pranua në 7 universitete dhe ka luajtur në bateri tek kisha jonë. Ajo që do të kisha dashur të bëja është që të kisha qenë më i relaksuar dhe ta lija të gjente rrugën e tij, pa menduar që duhej t’ia hapja unë.”

Nuk duhej t’ju kisha folur fëmijëve aq shpesh rreth parave

“Ne nuk ishim të varfër por unë kam qenë gjithmonë kaq i kursyer. Dhe tani tek kujtoj mënyrën se si i kam formuluar gjërat – duhet të kisha thënë ‘Nuk mund ta përballojmë këtë’, në vend të ‘Kjo është goxha e shtrenjtë’. Kjo pasi tani fëmijët e mi e theksojnë rëndësinë e parave gjatë gjithë kohës. Ju gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm për atë që thoni para fëmijëve tuaj.”

Do të kisha dashur të kuptoja se sa të fortë janë fëmijët realisht

“Fëmijët janë elastikë. Ata mund të jenë të fortë edhe duke qenë fëmjë. Më kujtohet se djali im e theu krahun duke bërë boks, dhe unë bërtita e qava më shumë se ai. Fëmija im ishte 8 vjeç dhe e pashë tek hipte në ambulancë, e shoqërova në spital, hyri në operacion dhe ai gjatë gjithë kohës më thoshte “babi do të jem mirë”. Nuk pendohem për mënyrën se si reagova por do të doja të kisha kuptuar që atëherë se ai ishte një djalosh shumë i fortë.

Do të doja që ta kisha kuptuar më herët se nuk mund të veproja njëlloj si prindërit e mi.

“Duhet t’i kisha dëgjuar më pak prindërit e mi. Ata janë prindër të mirë, por ata nuk duhet të na tregonin se si unë dhe gruaja duhet të rrisnim fëmijët tanë. Kjo na shkaktoi shumë grindje në çift dhe në fund morëm vendimet tona të pavarura nga prindërit dhe si rezultat rritëm fëmijë të mrekullueshëm.”

Do të doja të isha më i interesuar rreth fiksimeve të djalit tim

“Djali im ishte fiksuar tek Pokemon kur ai ishte rreth 10 vjeç dhe ishte i emocionuar për ta shprehur këtë me këdo. Por unë nuk tregoja interes dhe do të doja të kisha parë se si fytyra e fëmijës tim do të kishte shkëlqyer nëse unë do e pyesja më shumë për Pokemonin.”

Do të doja të kisha ditur se kllounët nuk janë ide e mirë.

“Mos i harxhoni paratë për argëtime të tilla me njerëz të gjallë, të paktën derisa të arrijnë t’i shohin kllounët pa u tmerruar. Kur djali im ishte tre vjeç, ne shkuam në një shfaqje në cirk dhe ai ishte aq i frikësuar. Ndonjëherë ne prindërit duam që fëmija të kënaqet por përfundojmë duke e frikësuar.

Do të doja të kisha ndenjur më shumë vetëm me vajzën time.

Gruaja ime organizonte gjithmonë takime familjare ku të ishim të gjithë bashkë por tani që e mendoj duhet të kisha krijuar më shumë takime vetëm për vetëm me vajzën time.

Do të doja të kisha ruajtur më shumë kujtime në fotografi.

Do të doja të kisha bërë më shumë fotografi. Do të bëja fotografi të gjithçkaje. Kam humbur shumë foto dhe duhet t’i kisha ruajtur shumë prej tyre, kështu tani nuk do të më humbiste asnjë moment i lumtur.

Do të dëshiroja që të kisha pranuar më shumë fazat e fëmijës tim.

Gjithçka është një fazë. Të qenit një foshnjë e vogël është një fazë. Por të gjitha fazat përfundojnë dhe nëse ju e keni bërë punën tuaj dhe keni udhëhequr fëmijën, ai do të dalë nga këto faza me mësime të vlefshme.

Lexo edhe: Keshilla praktike per te gjithe prinderit ne perditshmerine e tyre






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X