Blogerja filmohet duke dhunuar fëmijën, në rrjetet sociale jepte këshilla për nënat

0 0

Olga Shvetsova është një blogere tridhjetë vjeçare, shumë e famshme në Ukrainë dhe jo vetëm. Gruaja përdorte llogarinë e saj në Instagram për të shpërndarë mesazhe dhe këshilla për nënat. Ajo në fakt ishte bërë një pikë referimi për të gjitha nënat e reja të cilat duke u shqetësuar për çështje në lidhje me amësinë dhe fëmijët, gjetën ngushëllim dhe ndihmë tek faqja e saj.

Mirëpo Olga është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një qendre tregtare në Zaporižžja (Ukrainë), ndërsa shkelmonte djalin e saj gjashtëvjeçar, Vitalik.

Siç shkruan media britanike “The Sun”, për ta ndaluar agresivitetin e gruas u desh të ndërhynte një punonjëse aty pranë, e cila ishte duke punuar si përgjegjëse e një këndi lojërash.

“Ajo po bërtiste, të urrej dhe gjëra të tilla, e goditi fëmijën në shpinë, ne u habitëm”, tregoi punonjësja.

Asnjë masë për gruan

Stafi i këndit të lojërave thirri menjëherë policinë, por kjo e fundit nuk ndërmori asnje masë kundër blogeres. Megjithatë, gruaja u detyrua të mbyllë llogarinë e saj të Instagram, pasi “u mbyt” me kritika pas transmetimit të videos nga CCTV.

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, gruaja më vonë pranoi se ajo e kishte goditur djalin e saj, duke pranuar se vuan nga një zemërim i tepruar. Si arsye për stresin e tepruar ajo ka thënë se ishte vështirësia për të rritur e vetme dy fëmijë, duke pasur parasysh mungesën e shpeshtë të burrit të saj, i cili largohet për arsye pune.

Arsyetimi

Olga është justifikuar duke thënë se po vuante nga lodhja emocionale.

Ajo tha se djali i saj “nuk ka marrë asnjë plagë”.

Ndërsa shtoi: Ai nuk është i uritur, është në shtëpi dhe po ushqehet mirë, ne nuk e rrahim atë për mëngjes, drekë dhe darkë, prandaj ju lutem. Ai ka shumë lodra, shkon në sport çdo ditë, ka pushime, nuk i mungon asgjë. Ju lutem mos u shqetësoni për të, im bir është shumë mirë. Ai nuk jeton me gjyshërit e tij, nuk ka dado që kujdesen për të, unë bëj gjithçka  e vetme, me forcat e mia, askush nuk më ndihmon. Kur je duke bërë gjithçka vetë dhe askush nuk të ndihmon, as gjyshërit, as dadot, natyrisht gjithçka mund të ndodhë.”

Lexo edhe: Mësuesja i pret flokët me dhunë nxënësit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X