Kush e ka fajin që fëmijët përdorin dhunë?

0 0

Edhe kur duket se keni humbur durimin, dhe toleranca juaj ka rritur kufijtë, zgjidhja më e mirë mbetet sërish të duroni. Të bërtiturat e shuplakat nuk janë kurrë mënyra e duhur për të edukuar fëmijët dhe i bën ata të rriten të dhunshëm. Konfirmimi i fundit vjen nga një studim i madh ndërkombëtar i botuar në revistën mjekësore British Medical Journal Open, ku thuhet se në vendet ku ndalohet ndëshkimi fizik, fëmijët janë më paqësorë dhe tolerantë.

Analizimi i dhunës në 90 vende

Autorët kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga sondazhe të mëparshme për të parë se sa fëmijë janë përfshirë në konflikt gjatë një viti shkollor dhe sa herë. Më pas, ata shqyrtuan ligjet e shteteve individuale në lidhje me rrahjen e të miturve dhe pastaj kaluan të gjitha të dhënat. Qëllimi ishte për të kuptuar nëse dhe si përdorimi i ndëshkimit fizik, si përplasjet dhe shpullat, mund të kenë efekte negative në zhvillimin psikologjik të fëmijëve.

Më pak dhunë, fëmijë të qetë

Sipas rezultateve, në 30 vendet që e kanë ndaluar përdorimin e dhunës përqindja e fëmijëve që kanë marrë pjesë në konflikte është ulur me 31% për djemtë dhe 58% për vajzat.

Një konfirmim tjetër lidhur me dhunën

Shumë hulumtime të tjera kanë theksuar tashmë se fëmijët që përjetojnë dhunë drejtpërsëdrejti, tentojnë të zgjidhin vetë konfliktet e dhunshme dhe mosmarrëveshjet. Përkundrazi, ata që rriten në ambiente ku mbretëron qetësia tentojnë të jenë më pak agresivë me kolegët. Kjo konfirmon se ndëshkimi fizik i bën fëmijët të dhunshëm.

Rezistenca e prindërve për të mos përdorur dhunë

Është mirë që nëna dhe babai përpiqen të mos i nënshtrohen tundimit për të goditur fëmijët e tyre për zemërime të çastit, kur rebelohen ose sillen keq. Është gjithmonë më mirë të preferosh rrugën e dialogut dhe vendosmërisë.

Lexo edhe: Si ta mesoj femijen te mos perdore dhune kur do te marre nje loder?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X