Banjoja e bebes se bashku me nenen

0 0

Në momentin që fëmija mund të qëndrojë ulur (rreth muajit 7-8) ju mund të bëni banjo së bashku me të në vaskën tuaj. Kjo do të shërbejë si një moment argëtimi, përkëdheljesh, dhënie sigurie të cilat fëmija do t’i mbajë mend gjatë në kujtesën e tij. Sipas psikologes Paola Scalari banjoja e bebes nuk është thjesht çështje higjene, por edhe një moment që mund t’i falë tepër kënaqësi fëmijës.

Sipas saj rëndësia qëndron në:

  • Është një moment dashurie për fëmijën. Lojërat e zhvilluara ndërsa prekni lëkurën e fëmijës do të lenë në mendjen e tij një kujtim që do ta mbajë mend gjatë. Nga ana tjetër kjo do të jetë edhe një moment qetësie.
  • Do të futeni në sintoni me njëri-tjetrin. Ai do t’ju falë buzëqeshje dhe ju mund të përsërisni veprimet për ta bërë edhe më të lumtur, pra kështu do të filloni të ndërveproni me njëri-tjertrin, duke u përpjekur të ndiqni ritmet e tij.
  • Do të mundni frikën e fëmijës. Banjoja që mund të bëni bashkë do të jetë një mundësi e mirë për ta bërë fëmijën të mundë frikën që ndien ndaj ujit. Prania juaj i jep siguri.
  • Do të ndiheni shumë e bashkuar me fëmijën. Në banjo mund të përfshini edhe fëmijën tjetër që mund të keni, i cili mund të luajë me ju dhe lodrat e tij. E rëndësishme është që të keni kujdes mos e frikësoni fëmijën e vogël.
  • Mos mbani pranë pajisje elektronike. Para se të hyni në vaskën e banjos duhet të largoni celularët dhe televizorin, pra nuk duhet të ketë asnjë lloj zhurme sepse midis jush duhet të ketë shumë intimitet. Pra fëmijët të jenë të përqëndruar vetëm tek loja dhe momentet e argëtimit që po kaloni së bashku.

Lexoni dhe: Higjena e bebes

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X