Pikat e kuqe ne lekuren e femijes, cfare jane dhe si t’i trajtojme?

0 0

Më ngritjen e temperaturave, në lëkurën e fëmijës tuaj mund të shfaqen disa pika të kuqe (puçrra), të cilat shpesh kthehen në diçka shqetësuese për nënën dhe fëmijën. Tek fëmijët fillojnë të vihen re shqetësime të ndryshme gjatë verës sepse ata kanë pore të djersës me përmasa shumë të vogla të cilat nuk e mundësojnë mjaftueshëm nxjerrjen e nxehtësisë. Djersa e tepërt mund të irritojë poret duke i bërë të marrin ngjyrë të kuqe dhe me pjesën e djersës të formojnë një fshikëz të vogël me ujë.

Rëndësia e një higjene të mirë dhe kujdesi ndaj pikave të kuqe

Një faktor tepër irritues ndaj tyre është era, nxehtësia dhe rëra e plazhit. Kështu që bëni kujdesin e duhur për të ruajtur një higjenë të mirë edhe në plazh por pa e ekzagjeruar. E lini fëmijën sa më gjatë pa rroba dhe bebelinë (në plazh) duke përdorur në lëkurë produktin mbrojtës me faktor të lartë. Ndërsa jeni në shtëpi fëmija duhet të ketë veshur rroba sa më të holla pambuku. Pas çdo larje në det lëkura e fëmijës duhet të shplahet me ujë të vakët dhe të pastër. Ndërsa i bëni banjon në shtëpi mund të tresni një lugë sodë në ujë ose niseshte orizi. Këto produkte do të pengojnë që aciditeti i djersës të irritojë lëkurë e fëmijës duke lehtësuar gjithashtu edhe ndjesinë e kruajtjes brenda pak ditëve. Lëkura e tij duhet të preket lehtë me peshqir ose copë pambuku dhe nuk duhet të fërkohet. Edhe nëse fëmija djersin gjatë ditës duhet ta thani në të njëjtën mënyrë dhe më pas të përdorni pudër të lëngshme e cila e mban lëkurën të thatë. Ajo duhet të përmbajë oksid zinku deri 2 %, dhe duhet të jetë pa aromë. Gjatë banjos do të ishte mirë të përdornit sa më pak shampo e cila do të ishte mirë të hidhej direkt në ujë.

Lexoni dhe: Lëkura e foshnjës, këshilla për ta mbajtur atë të shëndetshme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X