Higjena dhe kujdesi per “femijet flutur”

0 0

Si duhet të veprojmë nëse sjellim në jetë një fëmijë që është mbartës i kësaj sëmundje?
Disa këshilla nga nënat, për nënat!
Është një sëmundje e cila duket se kohët e fundit po pret gjithmonë e më shumë fëmijët e lindur nga prindër mbartës reçesive ose jo. Mënyra më e mirë për t’i ardhur në ndihmë prindërve të cilët kanë sjellë në jetë një fëmijë “flutur” është nëpërmjet organizimit të mbledhjeve në grup me prindër të tjerë, të cilët janë ballafaquar më parë me këtë realitet. Diçka e tillë pritet të ndodhë së shpejti edhe në vendin tonë, ku nënat tashmë do të kenë mundësi të japin dhe marrin këshilla nga njëra-tjetra për një të ardhme më të mirë të fëmijës së tyre.
Sipas një bisede të zhvilluar me një nga nënat që pritet të jetë pjesë e këtyre mbledhjeve në grup, do të kemi mundësi t’ju sjellim disa këshilla se si duhet të veproni nëse edhe ju do të keni në duart tuaja një fëmijë me këtë problem.
“Gjithçka është shumë e rëndësishme. Cdo detaj do ta bëjë përkujdesjen ndaj fëmijës në mënyrën e duhur, por kryesorja është higjena. Gjatë takimeve me disa nëna të cilat kanë fëmijë me sëmundjen jo shumë të njohur “Epidermolisi Bullosa”, kam vënë re se jo të gjitha e kanë konceptin e higjenës së përkryer të fëmijës, të higjenës që mund të përkufizohet si sterile. Duke qënë se kam 5 vjet që jetoj me këtë sëmundje jam bërë mjeke për fëmijën tim. Gjatë këtyre viteve kam mësuar si të kujdesem për të në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pastërtia është shumë e rëdësishme për të shmangur shfaqjen e infeksioneve në lëkurën e fëmijës, e cila është tepër delikate. Menjëherë pas ekaminimeve të nevojshme dhe përfundimit të procedurave në spitalet përkatëse, u ktheva në shtëpi bashkë me fëmijën tim, dhe fillova të kujdesesha për të. I bëja banjë 3 herë në ditë. Banja duhet bërë me ujë jo shumë të ngrohtë, pra me tëmpëraturë rreth 36 gradë dhe me një shampo cilësore fëmijësh. Personalisht kam përdorur shampon e firmes Chicco, të cilën vazhdoj ta përdor edhe sot që djali është 5 vjeç. Pasi fëmija lahet nuk duhet në asnjë mënyrë të fshihet apo mbulohet me peshqir, materiali i të cilit do ta acarojë së tepërmi lëkurën. Pasi është nxjerrë nga uji fëmija duhet të mbështillet me një copë të madhe fanellate, të larë më parë në temperaturë 90 gradë dhe te jete hekurosur. Gjatë tharjes, fëmija nuk duhet fërkuar me copën, por vetëm duhet prekur shumë lehtë. Pasi fëmija është tharë mirë, duhet të aplikohet në vendet e plagëve një krem i posaçëm, i rekomanduar nga mjeku, dhe sipër tij të vendoset një copë e posacme dhe sterile sfungjeri, në mënyrë që fashoja që do të vendoset sipër të mos ngjitet pas plagës. Më pas duhet të fashohet fëmija me fasho sterile. Kjo proçedurë duhet të ndiqet tre herë në ditë.
Veshjet e fëmijës duhet të jenë në mënyrë absolute prej pambuku dhe absolutisht prej asnjë lloj materiali tjetër. Nuk duhet t’i vishni fëmijës trupore që mbulojnë edhe pjesën e këmbëve. Do t’ju këshilloja të përdornit kanatjere, të cilën duhet ta fusni brenda bebelinës në mënyrë që lëkura të mos fërkohet pas saj dhe për pasojë të happen plagë të tjera. Duhet në mënyrë absolute të hiqni etiketat e bluzave dhe veshjeve të tjera, pasi mund të fërkohen pas lëkurës së fëmijës.
Është shumë e rëndësishme që rrobat e fëmijës të lahen të ndara nga pjesëtarët e tjerë të familjes si edhe nëse është e mundur të përdoret një detergjent i posaçëm për fëmijë. Duke qënë se kjo sëmundje nuk është ngjitëse nëpërmjet kontakteve fizike, e gjithë kjo proçedurë do të jetë e nevojshme për të siguruar një higjenë shumë të mirë të fëmijës. Gjithçka e tij duhet të jetë shumë e pastër!
Nëse në një moment mund të ndodhë që fëmija juaj të rrëzohet dhe të vritet, ju duhet të aplikoni në lëkurën e tij një krem të cilin do ta merrni me rekomandimin e mjekut, dhe që duhet të jetë me përmbajtje të lartë të oksidit të zinkut. Gjatë gjithë kohës fëmija duhet të jetë i fashuar në gjytyrët e tij të sipërme dhe të poshtme, në mënyrë që lëkura e tij të ketë sa më pak kontakt me ambientin e jashtëm dhe për pasojë të ketë sa më pak rrezik për të hapur plagë të reja.
Ushqyerja e fëmijës duhet të bëhet në mënyrë normale sit ë gjithë fëmijët e tjerë, por duke përmbajtur sa më tepër yndyrë. Duke qënë se dhëmbët e fëmijës mund të bien pasi kanë dalë, do të jetë e nevojshme ushqyerja me ushqime në formë pureje deri në momentin që të dalin dhëmbët e reja.
Megjithatë, mund të them se mënyra e përkujdesjes varet edhe nga shkalla e vështirësisë të sëmundjes. Mund të them se në momentet e para është shumë e vështirë, por më pas fillon të jetosh me të, fillon të mësosh si duhet dhe nuk duhet të sillesh, ku duhet ta prekësh fëmijën dhe në cfarë mënyre, gjithcka perfeksionohet me praktikën. Më e rëndësishmja është që të kini parasysh gjithmonë: “Nëse një fëmijë i shëndetshëm kërkon një higjenë normale, një fëmijë “flutur” e kërkon atë 10-fish”.

Lexo edhe:

Te jetosh me nje femije flutur

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X