Acidi folik i dobishëm jo vetëm në shtatzani

0 0

Acidi folik nuk është i mirë vetëm për shtatzëninë. Në të vërtetë, marrja korrekte e tij parandalon sëmundje të shumta. Kjo është arsyeja pse është kaq i rëndësishëm gjithmonë.

Një vitaminë “e gjelbër”

Çfarë është acidi folik? Është vitamina B9, e pranishme në perimet me gjethe jeshile (sidomos te brokoli dhe lakra), në drithëra, në bishtajore dhe në sasi të mëdha te panxhari.

70% më pak keqformime gjatë shtatëzanisë me acid folik

Acidi folik është thelbësor kur jeni në pritje të ëmbël sepse parandalon keqformimin e fëmijës së palindur, duke vepruar në zhvillimin e duhur të tubit nervor. Për hir të saktësisë, folatet kanë treguar të reduktojnë defektet në lindje si spina bifida dhe problemet e trurit me 70%.

Acidi folik mbrojtësi i zemrës

Një përfitim i mëtejshëm i marrjes së acidit folik qëndron në aftësinë e tij për të parandaluar fillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke mbrojtur kështu zemrën. Në veçanti, do të kishte një reduktim të vlerave homocisteine. Është një aminoacid që rrit rrezikun e zhvillimit të problemeve të zemrës.

Lufton ndaj tumoreve

Një marrje korrekte e acidit folik është e vlefshme edhe në parandalimin e disa neoplazmave siç janë tumoret që prekin stomakun, zorrën e trashë, pankreasin, gjoksin dhe mitrën. Kjo është për shkak të rolit të tij të rëndësishëm në sintezën e molekulave të ADN-së dhe ARN-së dhe në parandalimin e mutacioneve qelizore të rrezikshme.

Sasia e rekomanduar e acidit folik

Sa sasi të acidit duhet të merrni? Treguesit ushqyes rekomandojnë 0,2 mg acid folik në ditë, të cilat rriten deri në 0,4 mg në shtatzëni.

Lexo edhe: Eshte e vertetuar, acidi folik e ben femijen…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X