Eshte vertetuar, acidi folik e ben femijen…

0 1

Inteligjent! Acidi folik e bën fëmijën më tepër inteligjent. Kjo vitaminë e grupit B9 është shumë e rëndësishme të merret në shtatzani, por edhe para saj, pra që në momentin që mendoni të ngjizni një fëmijë (zakonisht 1 muaj para). Zakonisht këshillohet që nëna të marrë një sasi prej 0.4 mg në ditë.

Acidi folik dhe shtatzania

Kjo vitaminë parandalon formimin e problemeve të tubit neural si për shembull spina bifida, problemet në lëvizje, ulje të ndjeshmërisë së gjymtyrëve të poshtme etj. Ajo gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të reja, dhe ndihmon edhe në një shëndet të mirë të flokëve dhe thonjve. Tek ushqimet gjendet kryesisht tek bishtajoret, drithërat, karcofi, kivi, portokalli dhe luleshtrydhet.

Studimet e reja…

Këta ekspertë tregojnë se acidi folik favorizon edhe inteligjencën emocionale të fëmijës. Në moshën 7 vjeçare, fëmijët tregojnë aftësi më të mira për të rezistuar ndaj situatave të ndryshme dhe për të mos u mposhtur nga stresi apo pakënaqësitë e jetës. Pra me pak fjalë studimet tregojnë se nëse nëna merr sasinë e nevojshme të acidit folik, fëmija do të jetë në gjendje të përshtatet në mënyrën e duhur me të gjitha ndryshimet dhe situatat që do të përballet. Ky studim u krye nga Universitet “Ulster” i cili u prezantua edhe në konferencën vjetore “British Psychological Society”. Acidi folik këshillohet që zakonisht të merret përgjatë 3 muajve të parë të shtatzanisë.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X