A po lëshon dysheku juaj toksina ndërkohë që ju flini?

Shumica e njerëzve e konsiderojnë shtratin e tyre një strehë të sigurt, por hulumtimet e reja thonë se nxehtësia e trupit tuaj mund të shkaktojë lirimin e kimikateve potencialisht të dëmshme nga dyshekët tuaj.




0 0

Dyshekët janë të njohur për lirimin e sasive të vogla të kimikateve të njohura si komponime organike të paqëndrueshme (VOCs). Këto toksina vijnë kryesisht nga poliuretani i përdorur në dyshek, por edhe nga kimikate të tjera të përdorura për plastikën.

Nivelet e shqetësimit për foshnjat

Për fat të keq, nxehtësia e trupit tuaj duket se rrit emetimet e toksinave nga dyshekët tuaj, sipas testeve të kryera në tetë lloje të ndryshme të dyshekëve me poliuretan.

Por mos e hidhni jashtë dyshekun tuaj pas kësaj pasi doza e vlerësuar e shumicës së toksinave mbeti shumë poshtë nën nivelet që mund të shkaktojnë efekte shëndetësore, vunë në dukje studiuesit.

Megjithatë, disa komponime arritën nivele shqetësuese për foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u vendosur nën panik dhe është e rëndësishme të kuptojmë se cilësia e ajrit në mikro-mjedisin tonë të gjumit është e rëndësishme në lidhje me ekspozimin tonë ndaj ndotësve të ndryshëm siç janë toksinat”, tha studiuesi i lartë Yael Duboëski, një profesor i asociuar në Institutin Izraelit të Teknologjisë. “Prandaj, ne duhet të bëjmë një përpjekje për ta përmirësuar atë.”

Efektet shëndetësore të lidhura me toksinat variojnë nga acarimi i syve, hundës dhe fytit tek dhimbjet e kokës dhe dëmtimi i organeve, sipas Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit. Disa toksina, përfshirë benzen, acetaldehid dhe formal, janë shoqëruar me rritjen e rrezikut të kancerit.

Për studimin, studiuesit morën tetë dyshekë të ndryshëm dhe stimuluan kushtet e gjumit, duke imituar nxehtësinë e trupit të ngritur, lagështinë dhe dioksidin e karbonit të çliruar nga njerëzit kur ata flenë madje edhe për disa orë.

Ngrohja e trupit

Dyshekët ishin ajrosur për të paktën gjashtë muaj para studimit.

“Shpesh mendojmë se nëse lëmë diçka të ajroset përjashta për pak kohë mund të ulim ndjeshëm nivelin e kimikateve. Por në këtë rast studiuesit edhe pas gjashtë muajsh panë nivele të ndjeshme të gazrave të dëmshme.

Ngrohja e trupit duket se rriste çlirimin e toksinave të secilit dyshek, krahasuar me nivelet e lëshuara kur dyshekët nuk ishin në përdorim, thanë studiuesit.

Studimi i ri u botua në revistën Environmental Science & Technology.

Dobësia ndaj tyre është rritur

Ekspertët janë përgjithësisht më të shqetësuar për ekspozimin e fëmijëve ndaj toksinave. Foshnjat në veçanti kalojnë shumë kohë në krevat fëmijësh, ndërkohë që shumë dyshekë i prodhojnë këto gazra të dëmshme,

Në bazë të moshës dhe madhësisë së tyre, fëmijët janë bërë më të dobët ndaj efekteve toksike potenciale, thanë studiuesit.

Edhe nëse këto kimikate nuk shkaktojnë dëm të menjëhershëm, ekziston shqetësimi se ekspozimi do të rrisë rrezikun e tyre për kancer më vonë në jetë.

Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga toksinat është të mbani ventilim të mirë brenda shtëpisë, duke hapur dritaret dhe duke përdorur ventilatorët.

Një gjendje shumë e vështirë

Konsumatorët gjithashtu mund të zgjedhin dyshekë prej materiali të ndryshëm nga shkuma e  poliuretanit, thonë studiuesit. Dyshekët që përmbajnë pambuk, lesh dhe latex natyral prodhojnë  nivele të ulëta të gazrave.

Për fat të keq, mund të jetë shumë e vështirë për konsumatorët që të dinë se cilët dyshekë prodhojnë më pak toksina të dëmshme.

“Konsumatorët janë në një pozitë shumë të vështirë,” thanë studiuesit. “Është shumë e vështirë për të marrë informacion të mirë rreth asaj që përmban një dyshek dhe nëse nuk i njeh mirë materialet e ndryshme është e vështirë të kuptosh se cilat kimikate lëshohen nga këto material”.

Lexo edhe: 10 shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjumi i mirë mbron foshnjat...

Ekziston një mënyrë e thjeshtë me të cilën, sipas ekspertëve, prindërit mund të kujdesen për shëndetin e fëmijëve që në moshë të vogël: t'i ndihmojnë ata të pushojnë mirë. Në...

Faza REM e gjumit, është...

A është gjumi një "pilulë magjike" për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor? Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të...

Si ta trajnojmë bebin që...

A ka nevojë të tundet fëmija juaj që ta zërë gjumi, apo zgjohet e kërkon gji në mes të natës, apo biberonin, ose thjesht një përqafim nga ju përpara se...

6 arsye përse është mirë...

Kur vjen në jetë një fëmijë, gjumi është një nga pikat kyçe të rritjes së tij, por edhe shumë i rëndësishëm për nënën dhe përkushtimin që duhet të tregojë ajo...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X