10 shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina

0 0

Toksinat janë të pranishme kudo rreth nesh, qoftë në ajrin që thithim, në ujin që pimë ose në ushqimin që hamë. Edhe telefoni juaj madje është plot me baktere që do të mjaftonin për t’ju sëmurur rëndë.

Toksinat e përditshme po grumbullohen në trupin tonë dhe nëse arrijnë një pikë të caktuar ju mund të sëmureni.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni se kur mund të jetë koha për t’u detoksikuar, më poshtë keni shenjat që tregojnë një mbingarkesë toksinash në trupin tuaj.

1.Kapsllëku ose konstipacioni. Kur hamë ushqim, ne gjithashtu konsumojmë pa dashje shumë kimikate që vijnë bashkë me të, si ngjyruesit apo aromat artificialë. Zorrët që janë të ngarkuara me tretjen e ushqimeve gjithashtu duhet të përballen me shkrirjen e këtyre toksinave. Kjo mund të çojë në përzierje në stomak dhe kapsllëk. Një ushqim sa më organik, kufizimi pirjes së alkoolit dhe konsumimi i sa më shumë ujit, mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.

2.Keni turbullim të trurit. Nëse ndjeheni i trullosur, i hutuar dhe nuk jeni në gjendje të përqendroheni edhe në mëngjes pasi keni fjetur mirë gjatë natës, në trup mund të keni shumë toksina. Këto toksina shkaktojnë një sërë reagimesh që thajnë vitaminat dhe mineralet esenciale që e bëjnë trurin të funksionojë siç duhet.

3.Deodorantët nuk funksionojnë dhe ju ndieni erën e keqe të djersës. Nëse keni bërë dush në mëngjes, keni aplikuar deodorant dhe akoma keni një erë të pakëndshme, kjo tregon se keni toksina. Këto toksina, kur treten, prodhojnë gazra dhe erëra që, ndërsa dalin përmes poreve trupore mund t’ju japin një erë të keqe.

4.Ju dhembin muskujt dhe kyçet e gjymtyrëve. Nëse nuk keni bërë tepër palestër apo s’keni bërë punë fizikisht të lodhshme, por keni akoma dhimbje të muskujve dhe të nyjeve, prania e toksinave mund të jetë arsyeja.

5.Njolla të reja shfaqen në trupin tuaj. Lëkura është organi më i madh në trupin tonë dhe shpesh ekspozohet ndaj ndotjes. Gjithashtu, produkte të tilla si shampoo, sapuni dhe kremrat që përdorim mund të përmbajnë kimikate të dëmshme. Ekspozimi ndaj kimikateve toksike kaq shumë mund të çojë në simptoma të tilla si aknet, skuqjet dhe ekzema.

6.E keni të vështirë të flini gjumë. Nga njëra anë prania e toksinave ju bën të ndiheni të lodhur dhe nga ana tjetër keni probleme me gjumin. Sasia e lartë e toksinave në trup mund të shkaktojë që hormoni i kontrollit të gjumit kortizol të shkojë mbrapsht, duke ndikuar negativisht në gjumin tuaj. Pagjumësia mund të çojë në probleme të rënda shëndetësore, kështu që nëse mendoni se rënia në gjumë po bëhet akoma më e vështirë, kini parasysh të bëni një detoksifikim.

7.Po fitoni kile. Pavarësisht nga ushtrimet e shumta që po bëni, po fitoni kile dhe ju mund të mendoni se diçka nuk shkon me hormone tuajat. Toksinat mund të ndikojnë negativisht në nivelin e hormoneve të caktuara në trup, duke përfshirë ato që janë përgjegjëse për mbajtjen e peshës. Kalimi në një dietë të shëndetshme organike dhe marrja e detoksifikimit të plotë mund t’ju ndihmojë.

8.Fryma juaj mban erë të keqe. Fryma me erë të keqe zakonisht është një simptomë e problemeve të tretjes. Kjo ndodh kur sistemi juaj i tretjes duhet të luftojë për të tretur të gjitha ato që hani. Por problemet e tretjes mund të ndodhin edhe kur mëlçia juaj lufton për të pastruar të gjitha toksinat e grumbulluara. Heqja e toksinave është e vetmja mënyrë që ta trajtoni këtë problem.

9.Thonjtë tuaj janë të brishtë dhe duken të shëmtuar. Forca e gravitetit tërheq toksinat poshtë trupit tuaj, dhe thonjtë e këmbëve mund të jenë ato që vuajnë. Këmbët, për një pjesë të madhe të ditës, mbeten brenda çorapave dhe këpucëve të errëta, dhe kjo mund të bëjë që të rriten infeksionet kërpudhore.

10.Flokët po ju bien me shpejtësi. Humbja e flokëve nuk është simptomë e mbingarkesës toksike të shkaktuar nga toksinat e përditshme. Mund të jetë e shkaktuar nga toksina më të këqija si arseniku, plumbi dhe tialli (që gjendet në tymin e cigareve), të cilat madje mund të jenë vdekjeprurëse.

Lexo edhe: Si te pastroheni nga toksinat ne fillim te pranveres

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X