Ndodh gjithnjë dhe u ndodh të gjithëve në fillim të stinës së pranverës. Anlezët madje kanë krijuar një term, “Puffy look”, që do të thotë pamje e fryrë, për të përshkruar gjendjen e njerëzve pas dimrit: Të fryrë, të ngjashëm me balonat dhe të rënduar për shkak të akumulimit të toksinave në organizëm. Por gjetja e një pamje rrezatuese dhe pranverore është e mundur, duke u siguruar që të kemi një lëkurë rrezatuese, një fizik më të fortë madje edhe një mendje më të freskët.
Strategjitë në tryezë
Për t’u detoksifikuar, përveçse mund të sjellim çdo ditë në tryezë perime të stinës së pranverës, nuk duhet të harroni se duhet të pini shumë ujë: të paktën dy- tre litra ujë mineral natyral. Joelle Ciacca, një guru francez i detoksifikimit, sugjeron të pihet një gotë me ujë të ngrohtë me një lugë çaji sodë buke kur zgjoheni në mëngjes.
Një ndihmë nga bimët
Nëse nuk ushqeni me gji, ju mund të përdorni bimët, në veçanti aloen, luleradhiqe, rodhet, etj duke
I marrë në formën e ekstraktit apo të suplementeve të gatshme.
Kushtojini vëmendjen edhe kujdesit të lëkurës.
Strategjitë detoksifikuese që do të zbatoni pas ardhjes së pranverës gjithashtu përfshijnë një pastrim të thellë të lëkurës: një skrub më të ashpër në pjesët më të forta të trupit ose një tjetër më të butë për pikat delikate , si dekoltea apo krahët, duke ndihmuar kështu të çlirohen poret nga qelizat e vdekura dhe papastërititë, duke i lejuar lëkurës të marrë frymë dhe duke oksigjenuar veten tërësisht. Edhe një dush i gjatë dhe i nxehtë ndihmon në detoksifikimin. Pas një dushi të ngrohtë për të hequr papastërtitë dhe djersën, mbusheni vaskën me ujë shumë të nxehtë, shtoni një kilogram kripë të zezë dhe qëndroni të zhytur në të për njëzet minuta. Gjatë banjës është e rëndësishme që të pini të paktën gjysmë litra ujë të ngrohtë me lëng limoni për të ndihmuar në eliminimin e toksinave. Për të përfunduar efektet detoksifikuese të dushit, një masazh që mund ta bëni vetë mund të jetë i dobishëm, pasi stimulon organet përgjegjëse për eliminimin e toksinave, sidomos të mëlçisë dhe zorrëve: mund të përdorni vaj bajame dhe të masazhoni barkun me lëvizje rrethore duke filluar nga kërthiza.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu