Pesë mënyra për ta kthyer shtëpinë tuja në një vend pa toksina

0 0

Ne jemi të rrethuar nga kimikate – në ushqime dhe pije, në produktet e pastrimit, sendet shtëpiake dhe orenditë. Por si amvisa të zonjat mund të zvogëlojmë ndotjen brenda shtëpisë përmes këtyre hapave.

Ventilimi

Duke pastruar gjërat, duke gatuar, duke ndezur qirinj etj, ne e ndosim ambientin brenda shtëpisë sonë, Ajo që mund të bëjmë shtë të zgjedhi m produktet e pastrimit pa aromë dhe të përdorim produkte të lëngshme ose të ngurta sa herë që kemi mundësi, dhe jo sprai. Gjithashtu, këshillohet hapja e dritareve dhe dyerve, sidomos kur gatuajmë ose kur dikush bën dush. Shmangni përdorimin e qirinjve apo të shkopinjve të temjanit në dhoma të vogla apo në banjo.  Kur rritet ndotja e ajrit jashtë gjatë ditës përpiquni t’I mbani dyert dhe dritaret mbyllur dhe mund t’I hapni në mëngjes apo në darkë vonë kur ta shihni se ajri jashtë është më i pastër.

Zhdukni gjërat plastike

Kimikati sintetik Bisphenol A (BPA) gjendet në shumë produkte plastike dhe mund të gëlltitet ose absorbohet përmes kontaktit të lëkurës, duke prishur kështu sistemin endokrin. Nëntëdhjetë e pesë përqind e të rriturve mendohet të kenë gjurmë të BPA në trupin e tyre përmes ekspozimit të vazhdueshëm ndaj plastikës. Shmangni sa më shumë ushqimet e  përpunuara dhe të paketuara në mënyrë që të kufizoni ekspozimin. Blini shishet e foshnjave duke kërkuar në etiketë të jenë pa BPA.

Bëjini vetë produktet tuaja të pastrimit

Madeleine Somerville, një autor britanik, thotë se sapuni, soda e bukës dhe uthulla janë gjithçka që ju nevojitet kur vjen puna për solucionet e pastrimit. Rekomandohet që të mbushni një shishe me ujë të nxehtë, të lini disa centimetra në krye bosh dhe më pas të hidhni një filxhan me uthull të bardhë, 2 lugë të vogla lëngu për pastrim dhe një lugë të vogël me sodë buke.

Ulja e pluhurit dhe trajtimi i lagështisë dhe mykut

Një studim amerikan i vitit 2016 identifikoi 45 kimikate toksike në brenda shtëpisë.Duke qenë se pluhuri brenda shtëpisë përmban kimikate nga një shumëllojshmëri produktesh, ajo është si një “banesë” për kimikatet brenda në shtëpi. Hapat e thjeshtë për të zvogëluar ekspozimin ndaj toksinave përfshijnë larjen e duarve me sapun dhe ujë të pastër, duke e zvogëluar pluhurin e shtëpisë në minimum, duke fshirë sipërfaqet me një leckë të lagur dhe duke përdorur fshesën thithëse me filtër. Lagështia dhe myku gjithashtu mund të ndikojnë në sistemin tuaj imunitar, si dhe të rrisin mundësinë e problemeve të frymëmarrjes. Myku duhet të hiqet me kujdes në mënyrë që të mos lëshojë spore.

Merrni në konsideratë bojërat

Po aq sa tymi dhe kimikatet edhe bojërat që vendosen në mur mund të vazhdojnë të ndotin ambientin për një kohë të gjatë pasi janë tharë. Rekomandohet që të gjeni bojëra sa më shumë afër natyralitetit.

Lexo edhe: Si ndikon ajri i shtepise ne shfaqjen e alergjise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X