A ndiheni të trishtuar pas seksit? Kjo është arsyeja pse ndodh dhe ja si mund ta rregulloni

0 0

Një studim i ri i publikuar në Journal of Sex & Marital Therapy ka zbuluar se 41% e burrave të anketuar ishin ndjerë të trishtuar pas seksit.

Sipas studimit ndjenja e mërzitjes në vend të gëzimit pas seksit nuk përjetohet vetëm nga gratë, por edhe nga burrat.

Ky fenomen njihet si disforia (gjendje depresive) pas kënaqësisë seksuale ose “dëshpërimi pas seksit”.

Më parë zbulimet kishin treguar se kjo gjendje është e përhapur tek gratë, por studimi i fundit hulumtoi burra nga Australia, Britania e Madhe, SHBA, Rusia, Zelanda e Re dhe Gjermania, të cilët kalonin nëpër të njëjtën situatë.

U gjet se 41% e pjesëmarrësve kishin përjetuar dëshpërimin pas seksit në katër javët para se të bënin studimin. 4% e tyre thanë se e kanë përjetuar këtë gjendje rregullisht. Burrat thanë se ishin të ndjeshëm dhe ndiheshin të zbrazët. “Nuk doja të më preknin dhe doja të rrija vetëm” dhe “Ndihesha i pakënaqur, i mërzitur dhe shumë nervoz. Gjithçka që doja ishte të largohesha dhe të shpërqendroja veten duke harruar seksin që kisha bërë”. Këto ishin shumë të zakonshme në përgjigjet që dhanë këta meshkuj të anketuar.

Por çfarë është saktësisht “dëshpërimi pas seksit”?

Pas seksit, dikush mund të dëshirojë të ndjehet i gjallë dhe i ekzaltuar. Por disa njerëz ndjejnë të kundërtën, duke qenë të shqetësuar, argumentues, në depresion ose thjesht të mërzitur pas seksit. Kjo nuk ka të bëjë fare me ndjenjën subjektive për cilësinë e seksit konsensual. Emocionet janë të forta por në mënyrë negative dhe personi pyet veten përse ndihet kaq i pikëlluar pas seksit, pa qenë në gjendje për të gjetur një faktor të vetëm që ka çuar në këtë gjendje.

Cilat janë simptomat?

Simptomat primare janë përshkruar si ndjenja e depresionit. Një reagim negativ emocional vjen pas orgazmës, pa arsye të veçanta. Është e mundur që ajo të zgjasë për disa ditë pas ngjarjes seksuale.

Cili është shkaku i saj?

Arsyet e vërteta nuk janë kuptuar ende plotësisht. Por duket sikur neurotransmetuesit në zonën e trurit që janë përgjegjës për të dhënë efektin e mirë, nuk funksionojnë në mënyrën normale që pritet. Abuzimi seksual apo ngacmimet seksuale në fëmijëri mund të luajnë rol në nxitjen e emocioneve negative të pësuara gjatë traumës fillestare dhe rikthimin e kujtimeve të vjetra të këqija.

Megjithatë duket se ka një sërë faktorësh, duke përfshirë ndjeshmërinë gjenetike, faktorët e mundshëm hormonalë dhe faktorët potencialisht psikologjikë që ne nuk i kuptojmë në këtë kohë.

A tregon kjo diçka për jetën tuaj seksuale me partneren?

Autorët e studimit thonë se kjo nuk ka lidhje me marrëdhënien tuaj por është diçka edhe më komplekse. Fakti që ju ndiheni kështu pas seksit, nëse nuk mund t’jua vini fajin faktorëve të veçantë që mund t’ju trishtojnë për momentin, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me jetën tuaj seksuale me partnerin. Dëshpërimi post-orgazmik është më i madh se zhgënjimi i thjeshtë dhe më i dhimbshëm sesa sikleti. Është një gjendje që ka nevojë për  ndërhyrje mjekësore.

Si mund të flas me partneren time për këtë?

Ashtu si çdo çështje seksuale, përfshirja e partnerit është vendimtare. Nëse ajo do të shihte që ju trishtoheni pas seksit, ajo menjëherë mund të mendojë se ju ka zhgënjyer në krevat, apo s’ka qenë mjaftueshëm. Edhe nëse dëshironi t’i fshehni ndjenjat, ajo mund të jetë në gjendje të kuptojë zhgënjimin tuaj dhe të nxjerrë përfundimet e veta.

Por kjo mund të çojë në konflikt dhe të keqësojë situatën. Bisedoni me të për ndjenjat tuaja. Sigurojeni se kjo gjendje nuk ka të bëjë fare me cilësinë e marrëdhënies tuaj seksuale. Kërkoni mbështetjen e saj dhe vizitoni një seksolog që mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë me gjendjen.

Po nëse partneri im nuk më kupton?

Sipas autorëve të studimit do të ishte një gjendje e trishtuar nëse partneri nuk dëshiron ta kuptojë situatën. Kjo mund të varet nga situata psikologjike e partnerëve apo edhe pjekuria e tyre emocionale. Nëse partnerja ose partneri juaj nuk do ta kuptojë gjendjen tuaj, marrëdhënia mund të jetë në rrezik për shkak të mungesës së mbështetjes dhe të të kuptuarit.

Por në përgjithësi dëshpërimi pas seksit shkakton shqetësim jo vetëm tek individi por edhe tek partneri. Kjo për shkak se puthjet, biseda dhe përkëdheljet pas seksit njihen si gjeste që rrisin intimitetin dhe afërsinë në çift.

Çfarë mund të bëj për ndjenjën e trishtimit pas seksit?

Sipas studiuesve, kjo nuk është një gjendje që mund të përmirësohet me kalimin e kohës, duke mos bërë asgjë. Madje mund të përkeqësohet edhe nëse i injoroni simptomat, dhe mund të zhvillojë ankthin para se të nisni marrëdhënien seksuale apo të shkaktojë ndjenja të tjera negative emocionale pas seksit.  Kërkoni për një specialist të shëndetit seksual që do të përshkruante ilaçe për çrregullimin e humorit. Gjithashtu do të ishte e rëndësishme që të merrni disa këshillime në lidhje me ilaçet, pasi ilaçet në vetvete mund të prodhojnë efekte anësore, jo ideale për marrëdhënie të suksesshme.

Lexo edhe: A duhet te urinoj pas marredhenieve seksuale?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X