A kanë efekt aparatet e dhëmbëve në moshë të rritur?

0 0

Deri pak kohë më parë mendohej se aparati i dhëmbëve vihej në fëmijëri dhe rregullimi i dhëmbëve mbetej një utopi për ata që nuk kishin marrë veprime në kohën e duhur. Ndërsa sot ky aparat është i mundur edhe për të rriturit dhe tani është një trend në rritje që ka shumë pro dhe kundër. Gjithnjë e më shumë, terapia ortodontike kërkohet ose sugjerohet për njerëzit e moshës 30 ose 40 vjeç. Para se ta bëni këtë, megjithatë, ju duhet të siguroheni që mishrat e dhëmbëve janë të shëndetshëm dhe sigurisht nuk duhet të ketë kavitet.

Këshillat e ekspertëve

Sipas Xhulio Rasperinit, profesor i asociuar i parodontologjisë në Universitetin e Milanos dhe ekspert i Shoqërisë Italiane të Parodontologjisë dhe Implantologjisë (Sidp) vendosja e aparatit është gjithashtu e dobishme për të rriturit dhe arsyet nuk janë vetëm estetike: një protezë e rregulluar mirë, në fakt lejon bashkimin temporomandibular të funksionojë në gjendje ekuilibri dhe kjo ndikon pozitivisht në sjelljen e përgjithshme. Për më tepër, mundëson higjienë më të mirë.

Cilën lloj pajisje duhet të zgjidhni

Ekzistojnë tri lloje. Shtresat transparente, veprojnë shumë mirë në pothuajse të gjitha rastet përveç disa lëvizjeve të veçanta: ato janë një sistem i thjeshtë dhe jo i rëndë që mund të hiqet sa herë që hani dhe pastroni dhëmbët. Një mundësi tjetër për të korrigjuar dhëmbin si të rritur është pajisja me aparate fikse që futen në pjesën e brendshme të harkut të dhëmbëve: është një zgjidhje optimale nga pikëpamja estetike, por më e ndërlikuar dhe e shtrenjtë; nuk shihet, por shkakton një vështirësi për gjuhën që krijon shqetësim. Për më tepër, mund të mos jetë e lehtë për t’u pastruar pas ngrënies. Përfundimisht ekziston modeli tradicional, që është pajisja fikse e aplikuar në murin e jashtëm të dhëmbëve, e cila sot ka mundësi të ketë grepa qeramike ose transparente, më pak të dukshme se ato tradicionale metalike.

Problemi më i madh tek të rriturit

Vështirësia ka të bëjë me faktin se anomalitë e kockave nuk mund të modifikohen aq lehtësisht sa tek pacientët më të vegjël. Kështu, sapo dhëmbët të jenë në linjë të drejtë, është e nevojshme të përdoren kufizime që mund të zgjasin përgjithmonë nëse rezultati duhet të mbahet.

Lexo edhe: Kur femija kercet dhembet ne gjume






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X