Kur femija kercet dhembet ne gjume

0 0

Deri në vititn 2005 Bruksizmi (kërcitja e dhëmbëve në gjumë) bënte pjesë në familjen e shqetësimeve të tjera si sonambulizmi, makthet e natës, enuresis nocturna (bën urinën në shtrat) etj. Kohë më vonë ajo u quajt “çrregullim i lëvizjes në gjumë”.
Ky është një shqetësim që prek më tepër fëmijët, dhë në më të shumtën e rasteve zhduket në mënyrë spontane gjatë rritjes, dhe veçanërisht në periudhën kur dalja e dhëmbëve përfundimtarë ka përfunduar. Ja çfarë thotë rreth Bruksizmit mjeku Liborio Parrino, përgjegjës i klinikës universitare neurologjike të spitalit të Parmës si edhe president i shoqatës italiane mjekësore të gjumit.

Kur mund të themi se fëmija vuan nga Bruksizmi dhe se kërcitja e dhëmbëve nuk është thjesht e rastësishme?

Sipas ekspertit botëror të problemit në fjalë Gilles Lavigne, anomalia do të konsiderohet se është shfaqur tek fëmija kur verifikohen 4 episode të kërcitjes së dhëmbëve në gjumë. Identifikimi i shqetësimit do të bëhet për shkak të zhurmës karakteristike e ashpër dhe gati metalike, që prodhohet nga fërkimi i dhëmbëve të sipërm me ato të poshtëm. Bruksizmi mund të prekë çdo fëmijë të moshës parashkollore, në raport 1:10 fëmijë.

Është Bruksizmi dicka që ndodh në mënyrë të pavullnetshme?

Kërcitja e dhëmbëve në gjumë në asnjë rast nuk ndodh në mënyrë të vullnetshme dhe për pasojë nuk mund të presim që fëmija të bëjë diçka për ta evituar. Pra është e kotë t’i rekomandojmë të ketë kujdes që të mos e bëjë.

Cilat janë shkaqet e Bruksizmit?

Ende nuk është saktësuar një shkak i vetëm që mund të shkaktojë këtë patologji. Mund të themi se Bruksizmi është i predispozuar të ndodhë gjatë fazave të ndërprerjes së gjumit, dhe për pasojë çdo faktor që ndikon në zgjimin e fëmijës (mikro-zgjimet) mund të konsiderohet edhe si shkaktar i kërcitjes së dhëmbëve në gjumë.

Cilët janë faktorët që mund ta përkeqësojnë Bruksizmin?

Të gjitha ato ngjarje që tek fëmija shkaktojnë stres mund të konsiderohen si faktorë që përkeqësojnë simptomat e Bruksizmit. Akumulimi i tensionit emocional gjatë ditës do të shkaktonte zgjime të shumta gjatë natës dhe për pasojë edhe shumë episode të Bruksizmit.

Mund të ndikojë në përkeqësimin e simptomave ardhja në jetë e një fëmije tjetër?

Ardhja në jetë një fëmije tjetër mund të bëhet faktor favorizues në përkeqësimin e simptomave. Kjo ndodh pasi tek fëmija krijohen ndjenja ankthi, xhelozie dhe frike se mos ai tani nuk do të ketë më të njëjtin vend në zemrën e prindërve.

Cilat janë sëmundjet që mund të përkeqësojnë simptomat e Bruksizmit?

Të gjitha sëmundjet që mund të prekin fëmijën mund të ndikojnë në një gjumë jo të qetë, duke rritur numrin e “mikro-zgjimeve”. Mund të përmendim këtu sëmundje të tilla si ftohja, otiti, bronshiti, laringiti (po përmendim më të shpeshtat), të cilat mund të ndikojnë në rritjen e numrit të episodeve të Bruksizmit. Edhe fryrja e bajameve, gërhitja dhe episode të apneas së gjumit (ndërprerja e papritur dhe e përkohshme e frymëmarrjes në gjumë) konsiderohen si sëmundje që ndikojnë në Bruksizëm, pasi ndikojnë në zhvillimin e një gjumi jo të qetë gjatë natës dhe me mikro-zgjime të shpeshta.

Është patologji e trashëgueshme?

Mund të ndodhë që njëri nga prindërit ose të dy të kërcasin dhëmbët në gjumë dhe për pasojë e kanë trashëguar edhe tek fëmija. Nëse kjo nuk ka ndodhur Bruksizmi mund të lidhet me prezencën e një shqetësimi tjetër gjumi që mund të ketë qënë prezent kohë më parë tek një person i familjes.

Duhet të shqetësohemi nga këto episode?

Në përgjithësi anomalia nuk shfaq ndonjë shqetësim dhe në disa raste mund të kalojë pa kuptuar. Megjithatë nuk mund të lemë pa përmendur se në disa raste mund të nevojitet vizita tek mjeku. Pasojat janë veshja e dhëmbëve, dhimbja e kokës pas zgjimit, të cilat zakonisht shfaqen në format e rënda të Bruksizmit.

Ekzistojnë kura për Bruksizmin?

Në përgjithësi ky shqetësim kalon në mënyrë spontane me kalimin e viteve, dhe në disa raste të ralla kalon në moshë më të madhe. Nuk ekzistojnë kura specifike, por në rastet më të rënda këshillohet një vizitë tek neurologu infantile, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e gjumit të fëmijës. Limitimi i mikro-zgjimeve gjatë natës do të ndikonte në uljen e episodeve të Bruksizmit, si pasojë e mbajtjes nën kontroll të lëvizjeve të pavullnetshme.
Përsa i përket aparatit që vendoset në gojë gjatë natës, nuk këshillohet të përdoret tek fëmijët e vegjël. Më e rëndësishme se vendosja e aparatit ëstë ndihma që duhet t’i jepet fëmijës të kalojë shqetësimet emocinale që ai mund të ketë.

Lexoni edhe: Kercitja e dhembeve ne gjume






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X