A eshte gjatesia ne momentin e lindjes nje tregues i sigurt per gjatesise qe do te arrije femija gjate jetes se tij?

0 0

Fëmijët që lindin të gjatë, a do të jenë të gjatë kur të rriten?

Jo domosdoshmërisht. Foshnjat e gjata mund të vazhdojnë të jenë të gjatë kur të rriten, por gjenet gjithashtu kanë ndikim. Nëse ju dhe partneri juaj jeni të gjatë, atëherë edhe fëmija juaj ka gjasa të jetë i gjatë, edhe nëse lind i vogël.

Megjithatë, nuk ka garanci. Disa fëmijë kur rriten bëhen më të shkurtër se prindërit e disa më të gjatë.

Kur është ende shumë i vogël, gjatësia e fëmijës suaj nuk do të tregojë nëse do të jetë i gjatë kur të rritet.

Gjatësia e fëmijës suaj është e vështirë të matet me saktësi. Nëse fëmija juaj po rritet mirë, mjeku ndoshta nuk do të masë gjatësinë e tij. Nëse ai duket se po fiton shumë ose pak peshë, mjeku mund të masë gjatësinë e tij për të kontrolluar nëse rritja është në proporcion.

Pas moshës dy vjeçare, gjatësia e fëmijës mund të matet në këmbë dhe gjatësia pas kësaj moshe jep një tregues më të mirë sesa i gjatë do të jetë kur të rritet.

Ju mund ta krahasoni gjatësinë e foshnjës me tabelat standarde të gjatësisë.

Bisedoni me mjekun tuaj nëse keni ndonjë shqetësim rreth rritjes dhe zhvillimit të fëmijës suaj.

Lexo edhe: Gjatesia e femijes, kur duhet te shqetesoheni






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X