Masat që mbrojnë familjen tuaj nga koronavirusi

0 0

Në këtë situatë pandemie, të gjithë prindërit janë të shqetësuar për fëmijët e tyre në lidhje me koronavirusin. Megjithatë, të gjitha studimet e deritanishme kanë treguar se fëmijët edhe nëse e marrin, e kalojnë lehtë sëmundjen.

Megjithatë, ata mund ta transmetojnë tek persona të tjerë të familjes, që ndoshta mund të vihen më shumë në rrezik nga sëmundja. Por, ka disa masa të cilat mund të mbrojnë familjen tuaj.

Praktikoni distancimin social

Koronavirusi është një sëmundje e frymëmarrjes si ftohja ose gripi. Pikat e kontaminuara nga kollitjet ose teshtitjet mund të udhëtojnë deri në gjashtë hapa dhe ato mund të infektojnë njerëzit duke hyrë në sy, hundë ose gojë. Raporte të reja sugjerojnë gjithashtu se transmetimi në ajër mund të jetë i mundur përmes frymëmarrjes. Kjo është veçanërisht e frikshme duke marrë parasysh që COVID-19 mund të jetë asimptomatik, dhe gjithashtu mund të përhapet përpara se njerëzit të shfaqin ndonjë simptomë. Për këtë arsye, ruajtja e distancës mbetet masë e rëndësishme mbrojtëse.

Tregohuni të kujdesshëm në ambiente publike

Pavarësisht distancimit social, për arsye të ndryshme njerëzit duhet të dalin nga shtëpia apo të ndërmarrin udhëtime. Për shembull, blerjet në dyqanet ushqimore është një aktivitet i pashmangshëm. Por, përpiquni të merrni të gjtiha masat parandaluese që keni në dorë. Për shembull shmangni kontaktin me njerëz, respektoni distancat dhe dezinfektoni duart.

Vendosni maskë

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, maska është masa më e mirë mbrojtëse për të mos u infektuar me Covid-19. Mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura dhe kur kemi kontakte me njerëz, mendohet se ul rrezikun e infektimit me 65%.

Dezinfektoni shtëpinë dhe sendet personale

Sipas disa studimeve,koronavirusi mund të jetë në gjendje të mbijetojë për tre orë në ajër, katër orë në bakër, 24 orë në karton dhe dy deri në tre ditë në çelik, inoks dhe plastikë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dezinfektoni gjërat kryesore në shtëpinë tuaj – siç janë banakët tuaj pasi të vendosni mbi to çanta ushqimore.

Mësojini fëmijët të mos prekin fytyrën

Nëse spërklat e kontaminuara me baktere futen në hundën ose gojën e një fëmije, ai mund të sëmuret dhe t’ua transmetojë atë personave që janë më të rrezikuar për komplikime nga koronavirusi.

Sigurohuni që fëmijët i lajnë duart

Një nga mënyrat më të mira për të ulur rrezikun e marrjes së koronavirusit është respektimi i higjienës së duhur të duarve. Mësojani këtë fëmijëve tuaj, dhe të bëjnë larjen në mënyrën e duhur, të paktën 20 sekonda, me ujë të ngrohtë e sapun.

Tregoni kujdes kur udhëtoni

Nëse duhet të udhëtoni me avion (edhe pse shumë udhëtime mbeten ende të pezulluara), shmanngi njerëzit që duken si të sëmurë, lani shpesh duart, dhe dezinfektoni sendet e përdorimit të përbashkët si për shembull tavolinat e ngrënies.

Lexo edhe: Fëmijët e ngjisin njësoj koronavirusin si të rriturit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X