Një sëmundje e fëmijëve që mund ta parashikoni dy vite para

0 0

Anoreksia dhe bulimia po prekin gjithnjë e më shumë të rinjtë dhe në një moshë gjithnjë e më të hershme. Është thelbësore ta vëreni atë në kohë, në mënyrë që t’i bllokoni ato dy vjet para se të shfaqet anoreksia, bulimia. Këtu janë katër kambanat e alarmit që mund të tregojnë se kush rrezikon të preket. Ato u identifikuan nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Swansea, Angli, duke analizuar të dhënat e mbi 15 mijë njerëzve me çrregullime të ngrënies.

Parashikoni në dy vite diagnozën

Dy vjet para diagnozës së anoreksisë, bulimisë ose çrregullimeve të të ngrënit ose të gjumit, pacientët shpesh kanë episode të vetë-dëmtimit ose janë viktima të aksidenteve dhe traumave të përsëritura dhe të shpeshta; por ata gjithashtu mund të manifestojnë çrregullime të personalitetit, depresion dhe përdorim të tepërt të alkoolit. “Ato tregojnë se njerëzit janë në vështirësi të dukshme edhe para zhvillimit të një çrregullimi të ngrënies; për fat të keq, këto probleme shpesh nuk diagnostikohen në mënyrën e duhur”, – thotë Jacinta Tan, koordinatore e studimit dhe psikiatëre në Universitetin e Swanseas në Uells.

Vëmendje gjithashtu ndaj laksativëve dhe suplementeve

Shpesh njerëzit në rrezik të anoreksisë dhe bulimisë konsumojnë gjithashtu sasi të mëdha ilaçesh për kapsllëk, për tretje ose suplemente dietike: nga multivitaminat deri tek shtesat e hekurit. Një ose më shumë nga këto këmbana alarmi duhet ta bëjnë mjekun e familjes të dyshojë. “Mbi të gjitha, rritja e recetave për ilaçe të llojeve të ndryshme duhet të ngrejë antenat”.

Anoreksia shoqërohet shpesh nga bulimia kur momentet e kufizimit të marrjes së ushqimit shoqërohen me episode të ngrënies së tepërt (karakterizohet nga një gëlltitje anormale e ushqimit në një kohë të shkurtër) e alternuar me eleminimin e shpejtë (të vjella të vetëshkaktuara, përdorimin e tepërt të laksativëve ose diuretikëve).

Lexo edhe: 9 gjërat që duhet të dini rreth çrregullimeve të ushqyerjes së fëmijëve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X