5 Shenja që tregojnë se jeni duke e ushqyer më shumë se sa duhet fëmijën tuaj

Ushqyerja mund të duket vërtet e thjeshtë, por për një prind të ri ajo është vërtet stresuese. Sidomos nëse keni kohë që nuk jeni kujdesur për një të porsalindur.




0 1

Ju mund të keni shumë pyetje pa përgjigje që kalojnë në mendjen tuaj. Kur bëhet fjalë për të ushqyerit, prindërit e rinj mund të pyesin nëse po e ushqejnë shumë vogëlushin apo nuk e kanë ushqyer sa duhet. Siç e dimë të gjithë, të dyja këto mund të dëmtojë mirëqenien e foshnjës. Ajo që e bën edhe më të vështirë është që një i porsalindur nuk mund të shprehë nëse është ngopur.  Prandaj, për t’ju ndihmuar, ne ju tregojmë disa shenja që ju ndihmojnë të dini nëse i vogli juaj është duke u ushqyer më shumë se sa duhet:

1.Fitimi i peshës është i dukshëm. Ne e dimë që kjo mund të tingëllojë pak qesharake pasi të gjithë prindërit duan që fëmija të shtojë në peshë. Por si një nënë e re nëse vëreni se shtimi në peshë është më I madh nga sa prisni ju, ka shumë mundësi që I vogli juaj të hajë më shumë se ç’është e nevojshme. Në rast se vëreni se shtimi në peshë është i tillë që të ekzistojnë shanse për mbipeshe në një moshë më të madhe, mund t’ju duhet të jeni më të ndërgjegjshëm. Kjo pasi obeziteti nga ushqimi i tepërt e vë fëmijën në rrezik nga diabeti kur ai të rritet më shumë. Pra gjëja më e mirë që mund të bëjë një nënë është të mbajë nën kontroll ecurinë e peshës së të voglit të saj.

2.Problemet me stomakun. Nëse të porsalindurit konsumojnë ushqim më tepër se sa kanë nevojë, ka shumë gjasa që të vuajnë nga problemet e stomakut. Këto probleme të stomakut mund të manifestohen nga dhimbjet e barkut tek lëvizjet e zorrëve. Çrregullime të tilla shkaktojnë shumë shqetësime tek të porsalindurit. Dhe, gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje të forta. Zakonisht, bebet që kanë probleme me barkun mund të qajnë për shkak të dhimbjes. Ata madje mund të kenë probleme për të dalë jashtë. Thjesht shkoni te pediatri i vogëlushit tuaj menjëherë nëse vëreni diçka të çuditshme

3.Ka vështirësi për të fjetur. Nëse vëreni se i vogli juaj po përballet me vështirësi për gjumë, kjo mund të ndodhë për shkak se ai është i tejngopur. Por, kjo duhet të shoqërohet me simptoma të tjera që të siguroheni se ëhstë arsyeja që e lë fëmijën pa gjumë. Arsyet e tjera mund të jenë uria ose problemet për të dalë jashtë prandaj vini re problemet e tjera.

4.Një gjendje bezdisjeje gjatë gjithë kohës. Sigurisht bebet qajnë gjithmonë, por një nënë di ta dallojë gjithmonë nëse fëmija qan më shumë se sa zakonisht. Të porsalindurit që janë të mbingopur në përgjithësi kanë tendencë të bëhen më të irrituar dhe më të acaruar se normalisht. Por ky nervozizëm është kryesisht për shkak të foshnja ka dhimbje.

5.Pelena ndotet shpesh. Thuhet se bebet që janë duke mbi-ngrënë në përgjithësi kanë tendencë të urinojnë më shpesh dhe pelenat e tyre lagen më shpesh se zakonisht. Pasi foshnjat të bëhen tre muajshe, mund të jetë një shenjë e ushqyerjes së tepërt nëse shihni mbi tetë pelena të njomura në ditë. Por, mund të jetë shumë më e vështirë të bësh të njëjtën gjë me një të porsalindur pasi ata kanë tendencë të urinojnë më shpesh në përgjithësi. Është më mirë nëse përpiqeni të kuptoni se cila është rutina e zakonshme e vogëlushit tuaj. Dhe, atëherë, do të jetë më e lehtë të përcaktoni nëse pelenat janë më të lagura se normalisht.

Lexo edhe: Gabimet më të zakonshme që bëni kur ushqeni fëmijën me biberon






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X