Gabimet më të zakonshme që bëni kur ushqeni fëmijën me biberon

0 0

Ushqyerja me gji mund të jetë diçka instiktive dhe mund të duhen vetëm pak gjëra që duhet të mbani mend për mënyrën se si duhet ta ushqeni fëmijën tuaj. Por ushqyerja me biberon është krejtësisht një gjë e re.

Dhe më poshtë ju tregojmë gabimet më të zakonshme qe bëhen nga nënat qe ushqejnë bebat me biberon.

  1. Zgjedhja e biberonit të gabuar. Kur vjen puna për të ushqyer fëmijën me biberon, ju mund të tundoheni për të blerë ato që kanë forma ose dizajne të bukura. Bisfenol A (BPA) është një kimikat organik që gjendet në biberona, të cilat përmbajnë substanca potencialisht të dëmshme për fëmijët. Ky kimikat shkakton rreziqe të shumta shëndetësore. Ajo që duhet të bëni është të zgjidhni një shishe që është pa BPA. Kontrolloni anën e poshtme të shishes për të parë nëse ka tre shigjeta në formën e një trekëndëshi me PVC ose ka të shkruar “Others” . Në ato që lexojnë PVC ka shumë mundësi që të jetë i pranishëm BPA.
  2. Nuk po ndiqni udhëzimet. Është e rëndësishme për rritjen e foshnjës që të përzieni përmasat e duhura të qumështit dhe formulës sipas udhëzimeve të produktit. Gjithashtu, mos u tregoni të shkujdesura kur është fjala për nevojat ushqyese të të voglit tuaj, duke holluar formulën. Lexoni dhe ndiqni udhëzimet në pako me saktësi dhe mos bëni gjëra me hamendje.
  3. I vendosni fëmijës biberonin sa herë që qan. Nuk është mënyra e duhur e të ushqyerit një fëmijë nëse i jepni biberonin për të pirë sa herë që qan. Mund të ketë arsye të tjera pse fëmija juaj mund të qajë dhe mund të jetë për shkak të pelenës së lagur apo thjesht për shkak se është mërzitur. Nëse ai nuk do dhe ju po ia jepni biberonin me zor kjo tregon se fëmija juaj nuk po qan nga uria.
  4. E vendosni shishen në mikrovalë. Sigurisht, përdorimi i mikrovalës është i përshtatshëm, i lehtë, dhe ju kursen kohë. Por qumështi i foshnjës nuk është ushqim që duhet ngrohur. Mikrovala vret vitaminat dhe mineralet e nevojshme për fëmijën tuaj. Mikrovala gjithashtu mund ta ngrohë formulën në temperatura të larta brenda pak minutash. Ju mund ta ngrohni qumështin në një enë me ujë të ngrohtë, por nëse e keni formulë sigurohuni që të mos marrë valë. Një tjetër metodë është që të përdoret një ngrohës me shishe për të marrë temperaturën e duhur.
  5. Nuk e lejoni fëmijën të gromësijë. Të ushqyerit nuk është i mjaftueshëm nëse nuk bëni pauza për ta lënë fëmijën të nxjerrë gazrat që i bllokojnë fytin. Nëse fëmija nuk gromësin mund të ketë një gjumë të parehatshëm. Prisni me durim derisa fëmija juaj të gromësijë 2-3 herë pas ushqimit. Ju mund të provoni ngadalë lëkundjen ose pëllëmbën në shpinë për t’a ndihmuar.
  6. Ripërdorimi i qumështit. Kur është fjala për formulën e foshnjës, mos përdorni fare fjalët “reduktim, riciklim, ripërdorim”. Ka shanse që bakteret nga goja e foshnjës tuaj të hyjnë në shishe dhe kjo mund të jetë e dëmshme për fëmijën tuaj. Nëse fëmija juaj nuk e përfundon qumështin me një herë, është më mirë të hidhni atë që ka mbetur dhe të përgatisni një vakt të ri.
  7. E ushqeni me forcë, apo e ushqeni më shumë se ç’duhet. Të ndiqni një afat kohor është gjë e mirë, por mos e zgjoni fëmijën tuaj nga gjumi për ta ushqyer. Koha fikse mund të mos jetë e nevojshme gjithmonë sepse çdo fëmijë është i ndryshëm dhe mund të ketë modelin e vet të ushqyerjes. Ndërkohë që disa foshnja mund të konsumojnë më shumë në nje vakt, të tjerë preferojnë doza më të vogla por më shpesh. Dëgjoni nevojat e fëmijës suaj.
Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X