Per te gjitha ju nenat qe ushqeni femijen tuaj, pavaresisht menyres!

0 0

Për një nënë nuk ka ndjesi më të keqe se ajo që e bën të “kuptojë” se nuk është duke e ushqyer fëmijën në mënyën e duhur. Pavarësisht nëse jeni duke ushqyer me gji, me formulë apo me të dyja bashkë duhet të gjeni kohën për ta lexuar këtë, sepse ti ke nevojë për kurajo gjatë këtij rrugëtimi!

Për të gjitha nënat që ushqejnë fëmijën e tyre!

Për të gjitha nënat që zgjohen natën për të përgatitur një biberon me qumësht, që provojnë të gjitha llojet e formulave apo biberonave në mënyrë që të gjejnë të duhurin, që nxjerrin gjirin në park për të ushqyer fëmijën dhe më pas hedhin sipër bluzës një xhaketë që do ta fshehë njollat e qumëshit, edhe për ty që pompon në zyrën e punës gjirin tënd, ndoshta askush atje jashtë nuk do ta thotë këtë por je duke bërë një punë fantastike.

Ja përse!

Ushqyerja e fëmijës është e thjeshtë vetëm në teori, pasi të gjithë i dimë vështirësitë e ushqyerjes me gji, çarjet e thithave, vështirësinë e të përshtaturit të fëmijës me biberonin dhe qumështin pluhur, problemet me konstipacionin etj. E ndërsa ushqeni fëmijën tuaj duhet të merrni në konsideratë disa fakte:

  • Nuk ka qumësht formule të papërshtatshëm, gji me formë të keqe. Të gjitha këto përshtaten sipas nevojave të fëmijës, dhe në momentin që ai mësohet do të pijë pa problem.
  • Nuk ka një mënyrë të caktuar perfekte për të ushqyer fëmijën tuaj. Ai duhet të pijë atëherë kur ka nevojë.
  • Nëse keni nevojë për ndihmë mund të drejtoheni tek mjeku specialist.
  • Është normale të ndiheni si një makineri që prodhon qumësht. Kështu mund të ndiheni gjatë ditëve të para kur fëmija qëndron shumë në gji por më pas gjithcka stabilizohet.
  • Nuk do të ndieni më pak dashuri për fëmijën tuaj (dhe anasjelltas) edhe nëse nuk ushqeni me gji.
  • Është normale të ndieni stres, turp dhe faj. Por këto ndenja i largoni. Shoqëria shpesh i bën nënat që ushqejnë me gji të ndihen kështu porn a duhet t’ju themi se në çfarëdolloj mënyre që jeni duke e ushqyer fëmijën tuaj, jeni duke bërë një punë fantastike.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X