Një çift ka përjetuar dy ngjarjet më të rëndësishme të jetës brenda të njëtës ditë: martesën dhe të bërit prindër.
Amanda dhe Edwin Acevedo kishin plan të lidhnin kurorë, por kur Amandës i filluan shenjat e lindjes më herët se ç’prisnin, këto plane u lanë në pritje. Foshnja e tyre, Oliver, i cili pritej të lindte në gusht, por ai erdhi në jetë që në muajin qershor. I lindur në javën e 30-të, ai peshonte vetëm 1.3 kilogramë në lindje.
Mallory Magelli McKeown, dëgjoi lajmin dhe sugjeroi që prindërit e rinj të martoheshin pikërisht në spital. Kjo do të thoshte që Oliveri i vogël do të ishte në gjendje të ndiqte ceremoninë e dasmës së prindërve të tij.
Çifti ishte i rrethuar nga familja, mjeku, infermierët dhe vogëlushi. Spitali ndau fotot e ëmbla në mediat sociale, duke shprehur gëzimin dhe lumturinë e ngjarjeve të ditës.
“Nuk mund të kisha kërkuar një martesë më të veçantë ose të paharrueshme, të rrethuar nga familja dhe njerëzit e mrekullueshëm që kujdeseshin për fëmijën tim,” shkruan Amanda në Facebook.
Jo shumë kohë më parë, historia e dashurisë së një çifti mori të njëjtën kthesë. Michael Gallardo dhe Marie Margaritondo u martuan dhe u bënë prindër në pak sekonda. Edhe ata kishin planifikuar të festonin një martesë intime disa javë më parë, por foshnja kishte plane të tjera.
Lexo edhe: Pas 160 ditësh qëndrim në spital, “diplomohet” vogëlushi
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu