Pas 160 ditësh qëndrim në spital, “diplomohet” vogëlushi

0 0

Shumë prindër largohen nga spitali me fëmijën e tyre të porsalindur kur foshnja është një ditë ose dy ditësh, por për fëmijët që lindin me vështirësi në frymëmarrje dhe kanë nevojë për kujdes intensiv si në rastin e Cullen Potter, nuk ndodh kështu. Këta fëmijë e lënë spitalin shumë më vonë.

Pas 160 ditësh qëndrim në Spitalin e Fëmijëve dhe Grave të Universitetit të Alabamas, bebi Cullen u diplomua kur doli prej tij, me veshjen dhe kapelën karakteristike të diplomimit.

Infermierja që është kujdesur për të, e çoi në korridorin e katit të poshtëm ku u bë gati për të dalë, ndërsa pjesa tjeter e stafit ishin të pranishëm për ta përcjellë pas më shumë se 5 muajsh qëndrim.

Të gjithë ishin shumë të emocionuar, por askush më tepër se dy prindërit e vogëlushit.

Nëna e tij ishte vetëm 22 javëshe shtatzanë, kur Cullen erdhi në këtë botë dhe mjekët i tanë se mundësitë e tij për të jetuar ishin vetëm 2%. Megjithatë, stafi i spitalit bëri gjithçka mundi për ta shpëtuar vogëlushin dhe e ëma i ka falënderuar publikisht në profilin e saj në Facebook.

Prandaj largimi nga spitali është konsideruar si një diplomim për djalin e vogël, i cili tani i bashkohet jetës normale duke gëzuar shëndet të plotë.

Lexo edhe: Djali qe lindi “dy here”

')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X