Djalin nuk e ftojnë në ditëlindjen e shokut, mësimi që nxori nëna

Nje vogelush u perjashtua nga nje feste ne shtepine e fqinjeve dhe kj ogje e trishtoi shume. Nena mesoi nga kjo ngjarje se njeriu duhet te mesoje te kenaqet me mundesite e tij te momentin, pa u shqetesuar per shanset e humbura.




0 0

Djali im i vogël qëndronte me hundën e tij të shtypur në xhamin e dritares së dhomës sonë të ngrënies. Unë mund të shihja shenjat e frymës në xham që shfaqeshin dhe të rishfaqeshin ndërsa ai qëndronte aty. Zakonisht, unë e dënoj nëse bën xhamin pis, por atë ditë u ndjeva keq për të.

Në shtëpinë ngjitur mund të dëgjonim fëmijë që qeshnin, bërtisnin e kërcenin. Aty po zhvillohej një festë ditëlindjeje, dhe djali im shikonte i trishtuar. Mora çdo lodër të mundshme në çdo cep të shtëpisë, në përpjekje për t’i hequr vëmendjen djalit nga oborri i fqinjëve ku po mbahej festa e ditëlindjes, në të cilën ai nuk ishte i ftuar.

“Pse nuk ndërtojmë një aeroport me puzzle?” i thashë, duke u përpjekur të tingëllonte bukur.

Ai më pa dhe pyeti  “Pse nuk më kanë ftuar në festën e ditëlindjes?” Ai rrudhosi ballin, mblodhi mjekrën dhe dëgjova zërin e tij të dridhej.

I mora dorën dhe e çova në shtrat, në vendin ku bëjmë të gjitha diskutimet tona. Ai kapi një nga aeroplanët e tij, e rrethoi në duar duke shmangur kontaktin me sy. “E di që je i mërzitur që nuk je ftuar në festën e ditëlindjes së fqinjit”,-  fillova unë.

Ai pohoi me kokë, duke konfirmuar deklaratën time.

“Do të ketë edhe festa ku nuk na ftojnë”, vazhdova unë për ta bërë të kuptonte realitetin.

Ai u trishtua pasi dëgjoi fjalët e mia të ashpra.

E kisha prishur. Gjithmonë u përpoqa të isha e drejtpërdrejtë me të, por këtë herë, kuptova, isha shumë e drejtpërdrejtë.

“Por ajo që ne mund të bëjmë,” vazhdova “, është të futemi në makinë dhe të shkojmë në parkun e qytetit, apo diçka tjetër që na pëlqen.

Sytë e tij u ndriçuan dhe vrapoi për të rrëmbyer këpucët dhe xhupin.

Gjatë rrugës për në park, mendoja për të gjitha herët që unë jam ndjerë e përjashtuar. Ende më kujtohet ndjesia që kisha në gjoks në këto situata.

Tashmë jam në një mision për të përfshirë të gjithë në çdo festë që familja ime organizon.

Unë u sigurova që t’i dërgoj ftesat për ditëlindjen e pestë të djalit tim nëpërmjet postës elektronike një muaj më parë. E dija që vera ishte një kohë për të udhëtuar dhe fëmijët kishin ditëlindje gati çdo fundjavë. Unë isha po aq e gëzuar që djali im të kalonte ditën e tij të veçantë me shokët e tij.

Kam marrë një fluks përgjigjesh, por një dalloi nga të tjerat. Një nga nënat, e cila ishte edhe mikesha ime, u përgjigj se ajo nuk mund të vinte, sepse kishte ndërmarrë një udhëtim me një grup nënash të tjera.

E ndjeva agoninë e vjetër, në gjoksin. Rilexova disa herë përgjigjen për t’u siguruar dhe harrova entuziazmin e të gjitha përgjigjeve “po” që mora. Bota ime u reduktua në këtë “jo”.

U largova nga kompjuteri im, u tërhoqa në oborrin e shtëpisë dhe fillova të zhdukja në mënyrë agresive barërat e këqija nga kopshti im. Zogjtë ishin duke cicëruar dhe dielli shkëlqente por asnjë nga këto nuk ishte e rëndësishme, sepse ndihesha sikur kishte një re gri mbi kokën time.

Ndërsa hoqa çdo farë barishteje, mendja ime vazhdoi duke u përpjekur të kuptojë pse nuk më kishin ftuar në udhëtim.

A jam e bezdisshme? Isha një mike e keqe? A më pëlqejnë mua? Çfarë kam unë që nuk më donin në udhëtimin e tyre?

Kur burri im erdhi në shtëpi, ne diskutuam situatën. Ai dëgjoi me vëmendje dhe respektoi ndjenjat e mia, por ndërsa vazhdoi biseda, djali im më i madh hyri në dhomë.

“Çfarë ka?” pyeti ai.

“Asgjë”, u përgjigja. “Dua të them, jam mirë.”

Ai më vështroi në një mënyrë për të më treguar që nuk më besonte.

“Mikeshat e mia po bëjnë diçka së bashku dhe nuk më kanë ftuar”,- iu përgjigja.

Djali im filloi të buzëqeshte si ai e dinte përgjigjen dhe bërtiti: “Mami! Kujt i bëhet vonë? Do të kemi kënaqësinë tonë”.

Reagimi që më erdhi menjëherë ishte t’i thoja jo nuk është ashtu, por e mbajta veten. Kujtova gjithë gëzimin që përjetova me tim bir duke planifikuar festën e tij.

“Ke të drejtë”, iu përgjigja. “Ne do të kemi kënaqësinë tonë”.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X