A e dini se ka njerëz që përjetojnë krejt të kundërtën e anemisë?
Hemokromatosis është një gjendje ku trupi thith më tepër se sa duhet sasi hekuri nga një dieta normale. Kjo çon në nivele anormale të larta të hekurit në gjak, të cilat mund të jenë vdekjeprurëse.
Kjo gjendje zakonisht trashëgohet dhe shkaktohet nga përbërja juaj gjenetike. Deri në 80% të atyre që vuajnë nga mbingarkesa e hekurit kanë tre mutacione gjenetike që i predispozitojnë ata për t’u prekur nga kjo sëmundje.
Hemokromatosis mund të jetë primare ose sekondare.
Hemokromatosis primare shkaktohet nga një predispozitë gjenetike, ndërsa hemokromatosis sekondar shkaktohet nga probleme të tilla si talasemia (një lloj anemie) dhe sëmundje të mëlçisë.
Hemokromatosis sekondar gjithashtu mund të ndodhë kur njerëzit marrin shumë suplemente hekuri, zakonisht kur dyshojnë se mund të kenë një mungesë hekuri.
Çfarë ndodh kur marrim hekur më shumë se ç’duhet?
Kur ka mbingarkesë hekuri, ai ruhet në organe të tilla si pankreasi, mëlçia dhe zemra. Nëse nuk trajtohet, hekuri i tepërt mund të çojë në dëmtimin e organeve dhe daljen e tyre jashtë funksionit.
Një mbidozë e vogël hekuri zakonisht nuk paraqet ndonjë simptomë, por dikush që nivele të larta hekuri mund të përjetojë këto simptoma:
- Lodhje kronike.
- Artrit, i cili mund të ndikojë në të gjitha nyjet, por sidomos në nyjet e gishtërinjve të parë dhe të dytë.
- Cirrozë dhe mëlçi të zgjeruar.
- Porpiria (një sëmundje ku hemoglobin në gjak është totalisht e çekuiliburar).
- Diabeti, i shkaktuar nga dëmtimi i pankreasit për shkak të depozitave të hekurit.
- Impotenca për shkak të humbjes së dëshirës seksuale.
- Menstruacione të parregullta ose mungesa e periodave (amenorrea).
- Dhimbje barku, sidomos në pjesën e sipërme të djathtë të barkut.
- Diarre të shpeshta.
- Ndryshimet e humorit dhe depresioni.
- Rrahje zemre e parregullt ose aritmi.
Trajtimi
Kur nivelet e hekurit janë shumë të larta, bëhet një procedurë e quajtur flebotomi, ku hiqet hekuri i tepërt nga trupi. Procedura përsëritet, varësisht nga sa shpejt rritet niveli i hekurit. Kjo përcaktohet nga testet e rregullta të gjakut.
Një trajtim tjetër është me ilaçe për mbajtjen nën kontroll të hekurit.
Sa i përket stilit të jetesës, një pacient me shumë hekur këshillohet që të konsumojë ushqim që nuk përmban hekur.
Si ta parandaloni mbidozimin sekondar të hekurit?
Është e rëndësishme të dini se nuk duhet të merrni suplemente hekuri nëse nuk ka ndonjë arsye të veçantë. Nëse dyshoni për anemi ose nivele të ulëta të hekurit, këshillohuni me mjekun. Testet e gjakut mund të përcaktojnë nivelet e sakta të hekurit në trupin tuaj dhe nëse keni nevojë për suplemente.
Nëse trajtoheni për anemi për shkak të mungesës së hekurit është e rëndësishme që të merrni suplemente hekuri për gjashtë muaj, dhe më pas jo më, pasi niveli i hekurit normalizohet.
Mos e ndaloni marrjen e suplementit të hekurit pa u konsultuar me mjekun tuaj.
Lexo edhe: Jeni anemikë? Ja 5 ushqimet që duhet të konsumoni
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu