21 marsi, dita Botërore e Njerëzve me Sindromën Down: “Mos lini askënd të mbetet pas”

0 0

“Mos lini askënd të mbetet pas”, kjo është motoja dhe hashtag-u që do të përdoret këtë vit për Ditën Botërore të Njerëzve me Sindromën Down, e cila është si çdo vit më 21 mars.

Motoja e kësaj dite “Askush të mos mbetet pas”, (# LeaveNoOneBehind #WorldDownSyndromeDay # ËDSD19) thekson rëndësinë që askush nuk duhet të lihet mbrapa nga ne, dhe njerëzit që kanë sindromën Down, duhet të kenë mundësitë e tyre në jetë, duke u integruar në arsim, shoqëri dhe punë.

Hapat para

Gjatë viteve të fundit në vendin tonë janë bërë shumë hapa para por normalisht kërkohet akoma shumë punë.

Sipas raportit më të fundit të gjeneruar nga regjistri elektronik kombëtar të nxjerrë me dt 30.01.2019 aktualisht, në Shqipëri, jetojnë 682 individë me sindromën Down.

Por në vendin tonë mungojnë shërbimet terapeutike, numri i mësuesve të specializuar për trajtimin e këtyre fëmijëve është shumë i kufizuar dhe shteti shqiptar nuk është ende në gjendje të ofrojë shërbimet e duhura për kategorinë e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Mungesa e këtyre trajtimeve fatkeqësisht rrit shkallën e aftësisë së kufizuar të këtyre njerëzve.

Megjithatë nuk mund të themi se nuk janë bërë hapa para, pasi janë hapur fondacione në ndihmë të këtyre fëmijëve, dhe përveç kësaj nënat mund të bëjnë analizën gjenetike të foshnjave me suspekt trisomy 21 (SD) që në shtatzëni. https://www.dsalbania.org/index.php/media-dsa/lajmet-e-fundit/327-koment-mbi-statistikat-e-vitit-2018-per-individet-me-sindromen-down-ne-shqiperi

Dita Botërore e Down Syndrome (WDSD) është shpallur në vitin 2006 dhe festohet në të gjithë botën.

Në vitin 2011, kjo ditë u njoh dhe u shpall zyrtarisht si dita e personave me Sindromën Down nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Pse u zgjodh 21 marsi?

Kjo ditë u zgjodh më 21 mars, 21/03, për të nënvizuar veçorinë e triplicacionit (trisomi) të kromozomit 21, që është shkaktari i sindromës Down.

Lexo edhe: Te jesh modele me sindromen down






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X