Sindroma down, kujdesi ndaj femijes

0 0

Të ushqyerit
Të ushqyerit me gji është mënyra më e mirë e të ushqyerit të fëmijës për shumë arsye. Nga këndvështrimi i të ushqyerit, dhënia e gjirit është zgjedhja më e mirë e cila mbron nga sëmundjet infektuese dhe më e rëndësishmja është se krijon një lidhje emocionale midis nënës dhe fëmijës. Nuk duhet mohuar se dhënia gji foshnjes me sindromin Down mund të shkaktojë probleme. Tonusi apo fuqia e dobët e muskujve të foshnjes mund të krijojë pozicion të papërshtatshëm të kokës së foshnjes në raport me gjirin. Në buzët e foshnjes mund të mos ketë mbyllje të mjaftueshme rreth thithit. Përveç kësaj, nëse koordinimi i muskujve nuk është i mirë sa duhet, akti i gëlltitjes mund të jetë me të meta. Shpeshherë fëmija ushqehet shumë ngadalë dhe mund ta zërë gjumi gjatë të ushqyerit. Kështu fëmija nuk ushqehet me sasi të mjaftueshme prandaj zgjohet shpejt duke qarë për shkak të urisë. Kjo është arsyja pse gjatë dhënies gji së foshnjes me sindromin Down është e nevojshme ndërmarrja e masave përkatëse si vijon:
• Mbajtja e foshnjes në pozicion vertikal;
• Mbështetja dhe mbajtja e kokës;
• Kontrollimi i gjuhës që të mos i ngjitet në qiellzë;
• Thithi i gjirit ose shishes duhet të jenë mbi gjuhë;
• Mbajtja e nofullës së poshtme të foshnjes dhe lëvizja e saj në mënyrë ritmike me qëllim që të ndihmohet akti i gëlltitjes dhe përmirësimi i mbylljes së buzëve;
• Ndërrimi i pozicionit kur foshnja duket e lodhur.
Kontrollimi i temperaturës
Në javët e para të jetës së fëmijës me sindromën Down mekanizmi i rregullimit të nxehtësisë së trupit nuk funksionon gjithmonë ashtu si duhet duke rritur rrezikun e ftohjes dhe infektimit bronkial.
Prandaj:
• Duhet të jeni të sigurt se foshnja ka mjaftueshëm ngrohtë;
• Dhoma nuk duhet të jetë shumë e ftohtë gjatë natës;
• Në ditët e ftohta kokën mbulojani me kapele;
• Dy shtresa të holla të rrobave janë më të mira se një e trashë sepse në rast se bëhet vapë mund të hiqet njëra më lehtë.
Kujdesi ndaj lëkurës
Lëkura e foshnjës me sindromën Down ka predispozita të jetë shumë e thatë.
• Bëjini masazh në gjithë sipërfaqen e lëkurës me vaj të posaçëm bebesh;
• Hidhni pak vaj në ujë gjatë larjes;
• Çdo ditë fërkojani lëkurën me krem të ftohtë pa aromë, kjo do ta pengojë tharrjen dhe plasaritjen e lëkurës.
Kontrolli i gjuhës
Për shkak të koordinimit të dobët të muskulaturës foshnja kërkon vëmendje të posaçme në kontrollin e gjuhës.
Zhvillimi i lëvizjes
Që nga javët e para pas lindjes foshnja duhet të nxitet që të lëvizë.
Koordinimi i duarve dhe i syve
Si te çdo foshnje tjetër, koordinimi i duarve dhe i syve mund të arrihet përmes ofrimit të gjërave për t’i parë, prekur, ndierë dhe dëgjuar në djep, karrige, shtrat ose në dysheme.
Aktivitetet
Stimulimi i foshnjes qysh në fazën e hershme është hyrje e këndshme në proçesin e të mësuarit. Në vijim po japim disa sugjerime:
• Prekni të gjitha pjesët e trupit të foshnjes. Guduliseni, fërkojeni dhe stimulojeni me butësi foshnjën. Rrokulliseni andej këndej.
• Vendosni foshnjen të zhveshur në batanije apo mbulesë të leshtë dhe të vrazhdët, në letër të hollë që bën zhurmë në mënyrë që nervat e foshnjes ta pranojnë ndjenjën e diçkaje të ndryshme. Kjo mund të bëhet vlerë e posaçme për nxitjen e lëvizjes, sidomos zhurma e letrës që kërcet.
• Vendosni foshnjen në skajin e shtratit për ta inkurajuar që të mbahet në të.
• Vendosni foshnjen me fytyrë të drejtuar për poshtë dhe mbajani një objekt të ndritshëm që bën zhurmë para syve dhe mbi kokë. Kjo do të nxisë ngritjen e kokës për t’ia ushtruar muskujt e qafës.
• Fishkëllima dhe kënga, shfrytëzimi i zërave të çuditshëm të cilat përfundojnë papritmas me një qetësi janë gjithashtu me vlerë. Çfarëdo zhurme shkakton shtrirjen dhe lakimin të shpinës, përdredhjen ose rrotullimin me kënaqësi.
• Vendosni zile të vogla në shtrat, jo vetëm pranë duarve të foshnjes por edhe pranë këmbëve apo në to, kjo do ta nxisë foshnjen që të gjuajë me shkelma më shpesh dhe me qëllim. Nëse zilet vendosen në pjesën anësore të shtratit foshnja mund të mësojë madje të shfrytëzojë edhe gjymtyrët alternuese.
• Mbajeni fëmijën me një rrip apo hobe. Në këtë mënyrë foshnja do të lëkundet, ulet, ngritet dhe drejtohet në drejtim të aktivitetit të nënës. Ky veprim gjithashtu do t’ju stimulojë sensin e barazpeshës dhe do ta bëjë më të fortë ndjenjën se është i dashur për pjestarët e familjes dhe pjesë e çdo gjëje që e rrethon.
• Shtyjeni foshnjen të kthehet, shtrihet dhe lakohet duke mbajtur në distancën përkatëse me objektin që atij i pëlqen. Duke bërë përpjekje që ta arrijë ai apo ajo do të mësojë se përpjekja shpërblehet.
• Nëse duket se foshnja nuk përpiqet të zvarritet, nëse e vendosni një peshqir të madh të mbështjellë në vaskë mund të ndihmojë. Kjo xhungë e rehatshme do t’ja mbështesë kraharorin dhe barkun duke ja lënë të lira gjymtyrët t’i lëkunden dhe lëvizin në ujë. Përpëlitja në këtë pozicion është shumë e ngjashme me zvarritjen.
• Është kënaqësi që gjatë lojës me foshnjen të zbresësh në nivelin e saj duke i shtyrë shputat e këmbëve tuaja me shputat e foshnjes, ju si prind mund të nxisni një numër më të madh të lëvizjeve të këmbëve të foshnjës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X