Sindroma Down, te vertetat dhe te pavertetat

0 0

Së pari duhet të dimë se Sindroma Down nuk është një sëmundje dhe personi me Sindromën Down nuk vuan. Terminologjia mjekësore përkufizon si sëmundje një alterim të përkohshëm dhe të rikthyeshëm të gjendjes shëndetësore të një personi.

Të pavërtetat e Sindromës Down

  • Personat me sindromën Down nuk jetojnë gjatë;
  • Vetëm nënat me moshë të madhe lindin fëmijë me sindromën Down;
  • Personat me Sindromën Down, nuk mund të jetojnë stadet e një jete normale;
  • Të gjithë personat me Sindromën Down ngjajnë njësoj.
  • Personat me Sindromën Down janë gjithnjë të lumtur dhe të dashur.

Të vërtetat e Sindromës Down

  • Në ditët e sotme personat me Sindromën Down mund të gëzojnë një jetë të gjatë qe i kalon dhe të 60-at. Personi me sindromën Down që është futur në rekordet Guiness për jetëgjatësi ka lindur ne 1928 dhe sot eshte ende gjallë, ai quhet: Bert Holbrook
  • Ajo që dihet është që probabiliteti për të lindurit një fëmijë me sindromën Down rritet me avancimin e moshës së nënës. Gjithsesi duke qenë se shumica e fëmijëve lindin nga nëna të reja, 80% e fëmijëve të lindur me sindromën Down në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultojnë të lindur nga nëna nën moshën 35 vjeç.
  • Shumica e personave me sindromën Doën mësojnë të flasin e të ecin, dhe shumë prej tyre ndjekin shkollat publike, kalojnë provimet dhe bëjnë një jetë të plotësuar, gjysëm ose plotësisht të pavarur prej të rrituri. Njerëzit me sindromen Down marrin pjesë në vendimet që ju përkasin atyre dhe kontribuojnë në shoqëri në shumë mënyra të mrekullueshme.
  • Ka disa karakteristika fizike që manifestohen në personat me Sindromën Down. Personat me këtë sindromë mund të kenë disa prej tyre ose asnjërën. Një person me sindromën Down do t’i ngjajë gjithnjë e më shumë familjarëve të tij se sa një personi tjetër me të njëjtën sindromë.
  • Jemi të gjithë individualë ne sjellje dhe personat me sindromën Down jane si ne, pra nuk janë ndryshe në karakterin dhe humorin e tyre, por kanë një temperament te caktuar si çdokush tjetër.

Lexo ne materialin e meposhtem: Artikull i Sponsorizuar/ Testi NIFTY ™, test prenatal joinvaziv numër 1 në botë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X