Fëmijët e duan shumë YouTube, por për fat të keq, vezët surprizë nuk janë e vetmja e papritur që një i mitur mund të gjejë përpara ekranit. Një nënë nga Florida, pediatre dhe themeluese e sigurisë së fëmijëve në internet, ngre alarmin për videot me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijë.
Ajo thekson se mes shumë videosh që shohin fëmijët në YouTube, ka edhe karikatura që ngjajnë të bukura e fëmijënore, por në fakt propagandojnë veprime të tmerrshme si vetavrasja, dhuna në familje, dhuna me armë, shfrytëzimi seksual etj.
Ajo është sinjalizur nga një mikeshë, e cila i kishte lënë të bijës telefonin për të parë video në YouTube, por krejt papritur në videon që shfaqte një karkikaturë fëmijënore, ishte shfaqur një burrë, i cili udhëzonte si të kryente vetëvrasje.
Pas referimit të çështjes së strukturat përkatëse, videoja është fshirë nga YouTube dhe vetë përfaqëusesit e këtij kanali thonë se janë duke punuar vazhdimisht për të garantuar sigurinë e fëmijëve, dhe kanë politika që ndalojnë videot që promovojnë vetëlwndimin.
“Çdo tremujor heqim miliona video dhe kanale që shkelin politikat tona dhe ne heqim shumicën e këtyre videove para se të kemi shikueshmëri të tyre”, tha zëdhënësi në një deklaratë me shkrim.
YouTube është i vetëdijshëm dhe përpiqet ta rregullojë problemin, por është e vështirë të ndreqet.
Kjo nuk është hera e parë që përmbajtja e papërshtatshme që synon shikuesit më të vegjël të YouTube ka bërë lajm.
Prindërit mund të marrin masa për këtë duke thënë jo për YouTube-in pa mbikëqyrje. Kontrolloni gjithmonë çfarë shohin fëmijët tuaj.
Lexo edhe: Loja e re ne ne Whatsapp qe rrezikon jeten e femijeve
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu