Irisi është një fëmijë autik dhe është shumë e talentuar në pikturë. Në të vërtetë, piktura është pasioni i saj. Por vetëm në shoqërinë e maces së saj ajo bën piktura fantastike. Macja e saj, Thula me të vërtetë i ndryshoi jetën.
Iris Grace Halmshaw ka lindur në Leicestershire, në Mbretërinë e Bashkuar. Të qenit e shoqëruar nga njerëz të tjerë ka qenë gjithmonë një problem për të, aq shumë saqë shoqëria e fëmijëve të tjerë e bën atë nervoze dhe shpesh e bën të ndihet e izoluar.
Por Irisi është një artiste: ajo ka pikturuar që kur ishte fëmijë. Brushat dhe ngjyrat janë bota e saj, pasioni i saj.
Prindërit Arabella Carter-Johnson dhe Peter-Jon Halmshaw, pas studimit të përfitimeve nga terapia me kafshët shtëpiake, u përpoqën t’i afronin Irisit kafshë të ndryshme si kuajt dhe qentë, por pa sukses. Pastaj erdhi Thula dhe jeta e vajzës ndryshoi totalisht.
Që në momentin që ata e sollën këtë kotele “magjike”, Irisi dhe vajza u sollën si të ishin mikesha të vjetra që nga momenti i parë që u takuan.
Kjo është ajo që deklaron e ëma. Piktorja e vogël u shpëtua nga kotelja.
Ardhja e Thulës i ka dhënë fund vetmisë së Irisit dhe jo vetëm, pasi prindërit kanë vënë re edhe një zhvillim të karakterit të vajzës. Kotelja ka përmirësuar jetën e Irisit, duke e lehtësuar gjendjen e saj.
Vajza dhe Thula tani janë një: macja e ndjek atë kudo në shtëpi dhe jashtë.
Irisi tani është një talent në pikturë dhe kotelja kurrë nuk e lë fëmijën, përveçse kur ajo ngjyros.
“Thula qëndron aty duke e parë atë me interes të madh, ndonjëherë duke luajtur me furça, por më së shumti ajo e sheh me durim. Që kur Thula erdhi në shtëpinë tonë në Halmshaw, pikturat e vajzës nuk janë më të njëjta. Edhe në peizazhet që përfaqëson, duket se ka elemente që ngjajnë me sytë dhe fytyrën e një koteleje. Thula sapo ka thyer portat e zemrës së Irisit që nuk është më vetëm”, thonë prindërit e vogëlushes.
Lexo edhe: Femija im preferon te luaje vetem, a eshte autik?
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu