Shumë prindër frikësohen kur fëmija i tyre preferon të luaj vetëm në park ndërkohë që të gjithë fëmijët e tjerë janë duke luajtur së bashku. Duke qenë se natyra antisociale është një nga tiparet e autizmit, kështu që frika e tyre mund të bazohet tek ky fakt jo pak i rëndësishëm. Dhe kjo arsye mund t’i shtyjë prindërit të ndërhyjnë duke ndihmuar fëmijën e tyre të bëj shokë, “vetëm” për të shuar frikën e tyre. Por ndërkohë duhet të dimë që kjo sjellje e fëmijëve nuk shkaktohet gjithmonë nga autizmi.
“Prindërit duhet të mundohen të mos e shprehin frikën e tyre te fëmijët”, thotë Sarah Ockwell-Smith, autore e librit ‘Gentle Disicpline’. “Unë zbulova se ata që e vuajnë më shumë këtë gjë janë prindërit që kanë një rreth të gjerë shoqëror dhe janë gjithmonë në qëndër të vëmendjes, por që kanë një fëmijë që parapëlqen të luaj vetëm”, shprehet ajo.
Por shpesh kjo nuk është diçka për tu shqetësuar pasi shpesh fëmijët mund të zhvillojnë atë që ekspertët e quajnë si lojë paralele, pra dy fëmijë në afërsi me njëri tjetrin janë duke luajtur me gjëra të ndryshme, e ngjashme kjo me dy të rritur në të njëjtën tavolinë por secili prej tyre është duke parë telefonin e tij.
Loja paralele është shumë e rëndësishme për fëmijët pasi kjo është mënyra e tyre e socializimit përpara se ata të kuptojnë konceptin dhe etikën e socializimit. “Me kalimin e kohës fëmijët fillojnë të kuptojnë se jo të gjithë mendojnë dhe ndihen njësoj”, tha Ockwell-Smith. Por përpara se ta kuptojnë këtë gjë, të gjithë fëmijët janë egocentrik dhe mendojnë se loja apo lodra me të cilën ata po luajnë u përket vetëm e atyre ndaj e kanë të vështirë të socializohen që në fillim.
Ndaj prindërit duhet të kuptojnë se nëse fëmija i tyre preferon të luaj vetëm, kjo mund të jetë për disa arsye. Arsyeja e parë mund të jetë se fëmija nuk ndihet ende gati për të ndërvepruar me fëmijët e tjerë, pasojë kjo e egos së tij, ndërsa një tjetër arsye mund të jetë për shkak se ndërveprimi me të tjerët është i pamundur si pasojë e çrregullimit të spektrit autik. Por duhet të keni parasysh se nëse fëmija juaj nuk manifeston asnjë nga shenjat e tjera të autizmit, shanset që ai të vuajë nga çrregullimi i spektrit autik janë thuajse zero.
Lexoni dhe: Nje metode e re per te diagnostikuar femijet autike.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu