Një grua nga Las Vegasi ka shpëtuar për shumë pak rrëmbimin e së bijës së saj vetëm 3 javëshe.
Si ndodhi ngjarja?
Nëna së bashku me të atin kanë publikuar informacione shumë të hollësishme të së bijës, sepse kërkonin rroba për të në rrjetet sociale.
Ky informacion ka rënë në duar të grupit mashtrues, ku një grua është shtirur sikur do të ndihmonte familjen, ndërkohë që nga ana tjetër është paraqitur si punonjëse e shërbimit familjar.
Ajo ka shkuar në polici për të kërkuar autorizim që ta largojë menjëherë nga vendi atë fëmijë, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, që në të vërtetë ka qenë i falsifikuar.
Sapo kanë rënë në kontakt me të, oficerët e policisë e kanë kuptuar që dokumentet ishin fallso dhe kanë bërë të mundur të ndalojnë rrëmbimin e vogëlushes.
Prandaj prindër bëni mirë të mendoheni dy herë para se të publikoni foto dhe të dhëna të fëmijëve tuaj në rrjetet sociale. Siguria e tyre është mbi gjithçka.
Lexo edhe: Postojne foton ne rrjetet sociale, zbulojne semundjen e te bijes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu