Nëse ju kap herë pas herë një atak paniku dhe nuk dini si të reagoni, sidomos kur jeni në publik, më poshtë keni 7 mënyra si ta menaxhoni atë.
Mësoni se çfarë po ndodh me trupin tuaj
Kur bëhet fjalë për sulme paniku, dija është fuqi. Edhe pse nuk do t’i ndalojë sulmet automatikisht, duke qenë të vetëdijshëm ju mund ta menaxhoni më mirë, ose të shmangni gabimet që ju shkaktojnë probleme.
Merrni frymë thellë
Sikurse shumica e këshillave që u jepen njerëzve me ankth, kjo mund të tingëllojë si diçka e parëndësishme, por një teknikë e mirë frymëmarrjeje është një mënyrë shumë efektive e kontrollit të sulmeve të ankthit sidomos në publik.
Përqëndrohuni në qetësimin e muskujve
Relaksimi progresiv i muskujve është një metodë praktike që ju mëson të lidheni me burimet e tensionit akut fizik, kështu që kur të jeni në mes të sulmeve, do të jeni të ndërgjegjshëm se ku duhet të përqendroheni në relaksim.
Kufizoni stimujt
Kur ndjeni sulmin, është mirë të kufizoni stimujt që po përjetoni sa më shumë që mundeni. Mundohuni të gjeni një hapësirë të errët dhe të qetë ku mund të praktikoni teknikat tuaja të frymëmarrjes dhe relaksimit. Kur kjo është e pamundur, për shembull jeni në zyrë apo jashtë, përqëndrohuni vetëm në një mendim apo një objekt, derisa të ndiheni më mirë.
Mbani një fletore shënimesh
Një fletore mund të jetë një mjet i vlefshëm për t’u marrë me fillimin e një sulmi paniku. Hulumtimet kanë treguar se hedhja e mendimeve në letër luan një rol të rëndësishëm qetësues dhe ju kthjellon.
Shmangni kafeinën në kohë rreziku, si para një udhëtimi
Askujt nuk i pëlqen të heqë dorë nga kafja, por shpesh kafeina mund jetë shkaktari kryesor i ankthit. Në vend të saj pini ujë, i cili parandalon dehidratimin, një tjetër shkaktar i mundshëm i ankthit.
Përdorni aplikacionet audio
Nëse jeni duke udhëtuar mund të dëgjoni në kufje programe të ndryshme në internet që kanë lidhje me meditimin, të udhëhequr nga profesionistë të fushës.
Lexo edhe: Po nivelet e uleta te stresit a shkaktojne semundje?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu