Po nivelet e ulëta të stresit a shkaktojnë sëmundje?

0 0

 

stresi nuk është një aleat i shëndetit fizik dhe mendor kjo nuk është diçka e re. Por ndryshe nga besimi i përgjithshëm se tensionet e mëdha e të rëndësishme janë të dëmshme, në të vërtetë edhe streset e vogla kur zgjasin në kohë kanë ndikim negativ në shëndetin tonë. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip i studiuesve skocezë, në Universitetin e Edinburgut.

Mbi 16 mijë njerëz nën vëzhgim

Hulumtimi përfshinte 16.485 persona. Të gjithë kishin marrë pjesë në një studim të madh në Britani që filloi në vitin 2009, i cili mbledh të dhëna mbi shëndetin fizik, psikologjik, mirëqenien dhe statusin ekonomik dhe social të qytetarëve britanikë. Autorët shqyrtuan informacionin që ishte në dispozicion dhe monitoruan kushtet e vullnetarëve për 3 vjet, duke bërë lloje të ndryshme testesh. Përveç kësaj, ata u kërkuan personave të përfshirë t’u përgjigjeshin pyetësorëve rreth gjendjes së tyre emocionale. Qëllimi ishte të kuptohej nëse stresi në nivele të ulëta kishte lidhje me zhvillimin e sëmundjeve kronike.

Vuajtjet psikologjike “ushqejnë” sëmundjet

Analiza e rezultateve tregoi se edhe stresi i përmbajtur mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kronike. Në veçanti, është parë se njerëzit që kishin nivele të ulëta të shqetësimit psikologjik kanë shfaqur 57% më shumë gjasa për të zhvilluar artrit se sa ata që nuk vuanin nga ana mentale. Përqindja u rrit në 72% në mesin e atyre që kishin nivele të moderuara të shqetësimit psikologjik dhe 110% në mesin e atyre që manifestuan një shqetësim serioz. Rezultate të ngjashme janë vërejtur edhe në lidhje me sëmundje kardiovaskulare: në këtë rast, rreziku u rrit me 46% në mesin e atyre që treguan nivele të ulëta të shqetësimit emocional, me 77% mes atyre që kishin nivele të moderuara dhe 189% në mesin e atyre që kishin nivele të larta shqetësimi.

Stresi kurrë nuk duhet të nënvlerësohet

Autorët konkluduan se stresi kurrë nuk duhet të nënvlerësohet, madje edhe streset më të vogla. “Ndërhyrjet për të zvogëluar simptomat e ankthit dhe depresionit mund të ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së këtyre sëmundjeve për disa njerëz”, shpjeguan studiuesit.

Ta dini!

Njerëzit nën stres nuk duhet vetëm të shpresojnë se herët ose vonë gjërat do të përmirësohen. Është e rëndësishme të trajtohet situata duke folur me mjekun.

Lexo edhe: 11 zakone te perditshme qe ndikojne keq ne shendetin tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X