Është ora 3:17 e mëngjesit dhe unë po qaj. Këta lotë janë të pavetëdijshëm, jashtë kontrollit tim.
Mendoj se shumë nëna e njohin këtë ndjenjë, por për mua është diçka krejtësisht e re.
Më kujtohen të gjitha momentet, që nga shtatzania, lindja, frikërat e para për të mbajtur fëmijën e vogël në krahë, koha që kalonim bashkë, netët pa gjumë.
Ende sot vazhdoj ta ushqej nga trupi im, kalojmë ditët duke u ngatërruar me njëri-tjetrin, në cepin tonë të preferuar në divan.
Gjatë kësaj kohe të eksperiencës së re si nënë kam provuar shumë ndryshime, që tashmë për mua janë kthyer në normalitet.
Tani pjesën më të madhe të kohës flokët e mi janë me 90% me shampo, kurrë të larë siç duhet, garderoba ime përbëhet më së shumti nga streçe, në telefonin tim në Google kërkohen vetëm informacione për beba.
Ndërsa ti je një krijesë perfekte. Kohët e fundit ke filluar të buzëqeshësh, gjë që ma bën edhe më të vështirë këtë moment.
Për dy javë më mbaron leja e lindjes dhe do më duhet të rikthehem në punë. Me zor do të më duhet të rregulloj flokët e të mbuloj me tualet rrathët poshtë syve. E di që do të filloj të shqetësohem se mos ti nuk do të më njohësh. E kam kaq të vështirë të ndahem nga ty. Kjo është një nga “betejat” e mia të para sepse e di që në rrugën e mëmësisë më presin shumë të tjera. Ndoshta nënave të tjera me më shumë ekpseriencë kjo ju duket diçka mëse normale, ndërsa mua më bën të qaj sepse do të jetë hera e parë që ndahem nga i vogli im.
Lexo edhe: Nenat qe kthehen menjehere ne pune pas lindjes demtojne shendetin mendor te femijes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu