A mund të ha gështenja gjatë shtatzanisë?

0 0

Në fazën kur tentoni për shtatzani

Është e dobishme për çiftet të hanë gështenja ndërsa po përpiqen për një shtatzani. Përqendrimi i lartë i vitaminës C dhe antioksidantëve të tjerë të pranishëm te gështenjat mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të çifteve dhendërkohë mund të rrisin mundësinë e konceptimit. Gështenjat mendohet të rrisin sasinë e spermës që është e rëndësishme për konceptim të suksesshëm. Për më tepër, gështenjat përmbajnë acid folik, që mund të ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindjes tek të porsalindurit. Së fundi, gështenjat janë gjithashtu burim i mirë i mineraleve si hekuri, bakri, kaliumi, magnezi dhe zinku. Të gjitha këto minerale janë të dobishme për çiftet që po përpiqen të kenë një fëmijë.
A mund të ha gështenja gjatë shtatzanisë?

Gështenjat janë të pasura me vitaminë C që mund të ndihmojë në nxitjen e sistemit imunitar të nënave në pritje. Gështenjat përmbajnë acid folik, i cili mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të lindjes tek të porsalindurit. Gështenjat mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe prandaj janë të mira për zemrën. Gështenjat janë gjithashtu të pasura me minerale si hekuri, squfuri, mangani dhe bakri nga të cilat mund të përfitojnë nënat për rritjen e fetusit. Megjithatë, shumica e gështenjave në dispozicion në treg piqen me sheqer, duhet të hani në sasi të moderuar për të shmangur shtimin e peshës së tepërt që është i padëshirueshëm gjatë shtatzanisë.

Gështenjat gjatë lehonisë

Është mirë për nënat e reja të hanë gështenja gjatë fazës së parë pas lindjes. Vitamina C që nxit përforcimin e sistemit imunitar, ndihmon nënat e reja të rikuperohen nga lindja. Gështenjat mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Mineralet e shumta që përmbajnë gështenjat mund të ndihmojnë nënat e reja që ndihen të dobëta pasi kanë sjellë fëmijën në jetë. Sidoqoftë nuk duhet ta teproni. Ngrënia e shumë gështenjave mund të shkaktojë probleme në sistemin e tretjes, rritjen e temperaturës së trupit dhe prandaj duhet të shmanget sasia e tepërt.

Lexo edhe: A duhet te konsumojme geshtenja gjate ushqyerjes me gji?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X