A duhet te konsumojme geshtenja gjate ushqyerjes me gji?

0 0

Ushqyerja me gji dhe shtatzania, është një periudhë e rëndësishme dhe delikate. Ka ushqime që gjatë ushqyerjes me gji duhet të shmangen, sepse ato mund të shkaktojnë reaksione alergjike ose dhimbje barku tek fëmija.

Por a mund të konsumojmë gështenja gjatë ushqyerjes me gji?

Do të ishte më mirë të mos i konsumoni sepse ato mund t’i japin një shije të keqe qumështit. Por mbi të gjitha fëmijës i shkaktohet dhimbje barku. Gështenjat janë një ushqim që të fryjnë shumë. Kjo është arsyeja pse nënat duhet t’i shmangin kur ushqejnë fëmijën me gji.

Cilat ushqime të tjera duhet të shmangen gjatë ushqyerjes me gji?

Gjatë ushqyerjes me gji duhet të shmangen edhe ushqime të tjera që shkaktojnë alergji tek fëmija si qershitë dhe luleshtrydhet.  Edhe ushqimet që japin shije të keqe për qumështin duhet të eliminohen nga yshqyerja.

Për këtë arsye, duhet të shmangen hudhra, qepa, frutat e thata dhe bishtajat.  Sigurisht duhet të shmanget alkooli, gjë që mund të jetë shumë e keqe për fëmijën kur kalon përmes qumështit. Ushqime të tjera që duhet të shmangen gjatë laktacionit janë perimet si brokoli, lulelakra, asparagu, kërpudha dhe ushqime të tjera me shije të fortë.

Por ka edhe ushqime që duhet të konsumoni kur ushqeni fëmijën me gji. Cilat janë këto?

Perimet duhet të konsumohen gjatë ushqyerjes me gji (duke shmangur ato që përmendëm më sipër) dhe frutat e sezonit. Në këtë mënyrë marrim të githa fibrat, vitaminat dhe mineralet e nevojshme.  Edhe proteinat është e nevojshme të merren në sasinë e duhur. Këshillohet të konsumoni ushqime si mish dhe vezë (dy herë në javë).

Duhet të pini sasinë e duhur të qumështit dhe nënproduktet e tij.  Peshku është gjithashtu i mirë për gratë që ushqejnë me gji. Edhe supat janë ushqim shumë i mirë gjatë laktacionit. Gjithashtu duhet të pini shumë ujë gjatë kësaj periudhe.

Lexo edhe: Ushqimet qe duhet te evitojme gjate gjidhenies






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X