Psikologu Rubin Naiman thotë se ëndrrat përfaqësojnë një përzierje të shkencës, magjisë dhe misterit: pa to, njerëzit janë më të prirur për nervozizëm, depresion dhe shtim në peshë.
Ndër efektet e mungesës së gjumit janë edhe humbja e racionalitetit, reduktimi i kujtesës dhe ndryshimi i sistemit imunitar.
Armiqtë e ëndrrave
Sipas Naiman, duhet të tregohet kujdes jo vetëm për alkoolin, drogën dhe një mënyrë jetese të papërshtatshme, por edhe për rutinën tonë të gjumit, piluat që përdorim, zhurmat, pajisjet tekonlogjike etj, që ndikojnë në orën biloigjike të trupit.
Ato nxisin mirëqenien psiko-fizike
Për shumë njerëz, gjumi dhe ëndërrimi mund të mos jenë shumë të rëndësishëm, madje ata reduktojnë kohën e gjumit për t’u marrë më aktivitete të tjera, por psikologu Naiman thotë se ëndrrat promovojnë mirëqenien fizike dhe mendore.
A e dini se?
Gjumi i qetë lidhet me një cilësi më të lartë të jetës dhe jetëgjatësisë. Për të ruajtur mirëqenien tuaj psiko-fizike do të ishte e mjaftueshme të flini 7-8 orë çdo natë.
Lexo edhe: Interpretimi i endrrave me te shpeshta ne shtatzani
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu