Shpjegimi i ëndrrave | 20 ëndrrat më të zakonshme dhe interpretimi i tyre

0 0

Ëndrrat e shpjeguara në këtë artikull do të shpjegojnë shumë gjëra që zakonisht njerëzit shikojnë në ëndërr.

Kuptimi i ëndrrave tuaja varet edhe nga mënyra se si ju i interpretoni, por ka shumë libra dhe udhëzues për kuptimin e ëndrrave që pretendojnë të dinë kuptimin e elementeve të caktuara të ëndrrës.

Pse ëndërroni nëse nuk i mbani mend ëndrrat?

Është shumë e rëndësishme të jesh në gjendje të mbash mend ëndrrat e tua dhe t’i kujtosh gjërat për të cilat ke ëndërruar në mënyrë që më pas t’i interpretosh ato.

Më poshtë ju tregojmë kuptimet e ëndrrave:

1. Uji. Ëndrrat e lidhura me ujin mund të nënkuptojnë se ndiheni të mbingarkuara ose të pambështetur nga të dashurit tuaj. Një ëndërr me ujë mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme por kryesisht simbolizon të qenit i bllokuar ose i lirë. Kuptimi varet nga ajo mënyra se si ju e shihni ujin në jetën tuaj të përditshme. Nëse është një sasi e madhe uji mund të thotë që keni emocione të thella ose një reagim të fortë emocional ndaj diçkaje që ndodh në jetën tuaj në këtë periudhë.

2. Automjete (vetura ose furgonë). Të ëndërrosh për një automjet nuk do të thotë asgjë në veçanti por nëse ëndërroni diçka si një aksident me automjet ose përplasje me makinë do të thotë që keni besim të ulët. Kësaj lloj ëndrre i duhet kushtuar më shumë vëmendje pasi simbolizon stresin emocional ose një gjendje të keqe mendore. Nëse ëndërroni për një aksident automobilistik, në të vërtetë mund të nënkuptojë që jeni të shqetësuar për humbjen e diçkaje si një punë, marrëdhënie apo edhe shtëpinë tuaj, kështu që ju duhet të gjeni burimin e këtij shqetësimi.

3. Ke ngecur diku. Të ëndërrosh sikur je i bllokuar diku dhe nuk mund të lëvizësh zakonisht tregon se mund të jeni të shqetësuar për gjendjen tuaj aktuale. Kjo mund të nënkuptojë punën tuaj, marrëdhënien apo edhe vendin ku jeni. Mendja juaj ka tendencë t’ju tregojë gjërat në një mënyrë delikate, kështu që nëse shqetësoheni për punën tuaj që ju pengon të udhëtoni për shembull, truri juaj mund të krijojë një ëndërr në të cilën tregon se keni ngecur diku. Një ëndërr e tillë zakonisht thotë se ju nuk jeni të kënaqur me vendin ku po qëndroni dhe doni të ndryshoni situatën tuaj aktuale. Nuk ka shumë raste kur ëndrrat ku ngecni të bllokuar janë gjë e mirë, prandaj bëni kujdes me këtë pjesë.

4. Dhëmbët që bien os lëvizin. Dhëmbët që bien në ëndërr janë pjesë e ëndrrave të shumë njerëzve. Pothuajse të gjithë njerëzit në një moment të jetës së tyre shohin sikur ju bien dhëmbët dhe me të drejtë mund të pyesin se përse ndodh kjo. Rezulton se kjo ëndërr është shumë e zakonshme sepse kur jemi të rinj dhe i humbim dhëmbët për herë të parë, ne kemi frikë. Zakonisht kjo është gjëja e parë reale traumatike ose e frikshme që ne përjetojmë si të vegjël.
Pra, nuk është për t’u habitur që truri e lidh këtë përvojë të parë të frikës dhe traumës me gjëra të tjera në jetë që ju bëjnë të ndiheni të frikësuar ose të shqetësuar. Kjo është arsyeja pse nëse ëndërroni që dhëmbët tuaj bien, kjo tregon thjesht që keni frikë ose shqetësoheni për ndryshimet që ndodhin në jetën tuaj tani. Truri juaj po ju thotë se këto gjëra ju trembin njëlloj siç ju trembte rënia e dhëmbëve vite më parë.

5. Foshnjat ose të paturit një fëmijë. Kjo është një ëndërr tjetër e zakonshme dhe kuptimi i kësaj është e thjeshtë. Të ëndërrosh për bebet thjesht do të thotë që dëshiron të vazhdosh dhe të rritësh familjen tënde dhe të krijosh një trashëgimi. Një ëndërr e tillë të thotë që ju dëshironi të jeni një baba ose nënë e pranishme në jetën e fëmijëve tuaj dhe ta bëni botën një vend më të mirë.
Megjithatë, kuptimi tjetër i kësaj ëndrre mund të jetë diçka që ju ka ngelur peng. Ëndërrimi për një fëmijë mund të nënkuptojë që ju dëshironi të zhvilloni marrëdhëniet tuaja me fëmijën tuaj të brendshëm. Thuhet se të gjithë kanë një fëmijë të brendshëm ose një pjesë të brendshme që do të çlirohet e për këtë arsye kjo gjë manifestohet në formën e ëndrrave.

6. Kafshët (të gjitha kafshët). Kjo është një ëndërr e ndërlikuar për t’u interpretuar, sepse të ëndërrosh një kafshë specifike zakonisht nënkupton diçka krejtësisht të ndryshme nga një ëndërr për kafshët në përgjithësi. Shumë prej nesh shohin ëndrra të paktën një herë në jetë, dhe kjo mund të ndodhë edhe shpesh.  Një ëndërr për kafshët ka lidhje gjithmonë me një anë të vetes. Kafshët lidhen me një tipar personaliteti ose emocion, për shembull ju mund të lidhni gjarprim me dikë që është mashtrues ose i pandershëm. Ju mund të lidhni një luan me dikë që është i fortë, i guximshëm dhe i fuqishëm. Pra, të ëndërrosh për një kafshë specifike është zakonisht mjaft e thjeshtë për t’u analizuar. Ndonjëherë kafshët aktuale për të cilat ëndërrojmë mund të nënkuptojnë se ne po mendojmë për sjelljen tonë në botën ku jemi zgjuar.

7. Duke u ndjekur nga diçka. Thuhet “diçka” sepse shpesh, ne nuk dimë se çfarë po na ndjek në këto lloje të ëndrrave. Të qenit i ndjekur nga diçka ose dikush është një ëndërr aq e zakonshme sa që ka libra dhe uebfaqe të tëra për të.  Zakonisht nuk është asgjë e veçantë, por thjesht ndjenja “sikur ju po ndiqeni, dhe kështu ju vraponi dhe vraponi”. Në ëndërr natyrisht, vrapimi dhe ‘shtytja’ e muskujve të këmbës tuaj për të vrapuar më shpejt nuk bën asgjë, por ju ngadalëson, sikur të dëshironit të fluturoni.Tani, kjo është interesante sepse thjesht mund të jetë se keni parë shumë filma horror dhe keni frikë se dikush po ju ndjek. Skenat e ndjekjes janë shumë të zakonshme në filmat horror, dhe ju thjesht mund ta përjetoni një ëndërr të tillë sepse keni parë një film. Për shembull nëse ju duhet ta lini punën dhe po e shtyni për javës tjetër, duke parë një ëndërr të tillë duket sikur truri juaj po ju thotë “hë pra kushtoji vëmendje këtij problemi tani”.

8. Një vdekje ose sikur vdes vetë. Ka disa ëndrra që janë po aq të zakonshme sa të gjithë kanë një teori të ndryshme për atë që këto ëndrra nënkuptojnë. Ëndrrat me vdekje janë mjaft personale si shumica e ëndrrave, dhe kështu nuk mund të vendosni vërtet një etiketë se çfarë do të thotë një ëndërr me vdekje. Ajo që mund të thuhet është se këto ëndrra rrallë janë të mira. Pothuajse gjithmonë konsiderohet e keqe ose negative të vdesësh, përveç nëse futesh në nivele më të larta të të menduarit, ku e kupton se vdekja është thjesht faza tjetër e jetës, hapi tjetër.Në një nivel më të thjeshtë, një ëndërr për vdekjen në të vërtetë mund të nënkuptojë se ju po pranoni që po ndryshoni duke u bërë dikush tjetër. Kur ndryshojmë, thuhet se ne përjetojmë një ‘vdekje të vogël’, do të thotë se vdes një pjesë e personit që jemi dhe i bën rrugë personit që po bëhemi.Në një farë mënyre, ne vdesim të gjithë çdo ditë në këto lloj mënyrë dhe rilindim po ashtu, duke ndryshuar dhe truri juaj po pëprpiqet t’ju bëjë ta kuptoni këtë pjesë.Nuk është ëndrra më argëtuese për t’u patur, por mund të jetë pozitive nëse lidhet me një ndryshim pozitiv në jetën tuaj.

9. Kryqe (të krishtera). Zakonisht ëndërroni vetëm për një kryq nëse i përkisni një bote ku ato janë të pranishme. Kryqi është tradicionalisht një simbol i krishterë që do të thotë vdekja dhe rilindja e Krishtit. Kjo do të thotë për pjesën më të madhe, vetëm njerëzit fetarë do të ëndërrojnë për kryqe, sepse ata i shohin ato çdo ditë ndërsa shkojnë në kishë, lexojnë biblën etj. Sidoqoftë, në pjesë të tjera të botës, kjo mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme, kështu që ia vlen të bëni pak studime për të zbuluar se çfarë do të thotë kjo për ju. Nëse nuk jeni i krishterë dhe vazhdoni të ëndërroni me kryqe, kjo mund të thotë diçka tjetër. Për disa pjesë të botës, kjo mund të nënkuptojë telashe ose kohë të rrezikshme përpara.

10. Marrja e provimeve. Kjo lloj ëndrre thjesht mund të nënkuptojë që po viheni në prove në jetën reale ose ndjeheni sikur gjykoheni nga njerëzit përreth jush. Nuk është e thënë të jetë diçka e keqe, dhe ndonjëherë është vetëm truri juaj që po ju thotë se “jeni në vëmendjen e disa njerëzve”. Një ëndërr e tillë mund të trrgojë se jeni të shqetësuar për marrjen e provimeve tuaja, nëse jeni akoma në shkollë! Por për të rriturit që kanë kaluar prej kohësh provimet e tyre, zakonisht do të thotë që shqetësoheni për atë që të tjerët do të mendojnë për ju, ose si do të performoni në ndonjë ngjarje të madhe që po vjen.

11. Një ëndërr me veshje të ndryshme zakonisht ka të bëjë me mënyrën sesi dëshironi ta projektoni veten para botës. Rrobat tona janë një lloj “deklarate” që tregojnë se kush jemi. Kështu që, për ata që vendosin të veshin ngjyra të theksuara të ndritshme, tregon se ata kanë diçka ndryshe nga personi që mban një këmishë gri të zbehtë.Duke veshur rroba të ndryshme në ëndërr nuk po tregon personalitetin tuaj në botë. Për shembull, nëse në ëndërr vishni gjithmonë rroba të ndritshme, por në jetën reale nuk e bëni, do të thotë që truri juaj dëshiron që të shpreheni më shumë dhe të jeni më të sigurt.

12. Ushqim. Një ëndërr për ushqimin mund të tregojë që ju keni uri, dhe ka shumë raste kur mund të keni shkuar në krevat të uritur dhe në ëndërr të shikoni sikur po hani shumë ushqim. Ndonjëherë nëse dëshironi diçka para shtratit dhe pastaj shkoni të flini duke menduar për këtë, do të ëndërroni për të. Ky është rasti me ëndrrat e seksit, dhe madje edhe me etjen për ujë apo lëngje.

13.Demonët ose monstrat. Të ëndërrosh për një demon është zakonisht rezultat i shikimit të një filmi horror. Ne demonët i shohim vetëm në foto apo në filmat horror kështu që ata nuk janë diçka natyrale që mund t’i ëndërrojmë. Pothuajse gjithçka tjetër që ëndërrojmë vjen nga përvojat aktuale të jetës ose nga gjërat që e dimë se ekzistojnë, si kafshët. Ëndrra me monstrat apo demonët mund të lidhet gjithashtu me njerëzit që ne i shohim si demonë. Ne mendojmë se demonët janë të këqij, kështu që duke ëndërruar për ta nënkupton se jemi në ankth ose kemi ndjesi negative për diçka që po na ndodh në jetë.

14. Ndërtesat dhe shtëpitë. Një ëndërr për një ndërtesë ose një shtëpi është zakonisht një shenjë që po mendoni për shtëpinë tuaj të fëmijërisë. Mund të nënkuptojë gjithashtu që po mendoni për sigurinë ose ndjenjën e të qenurit të sigurt. Shtëpitë dhe ndërtesat janë të lidhura me sigurinë, ngrohtësinë, strehimin dhe për shumicën prej nesh, shtëpinë. Të ëndërrosh për shtëpinë e dikujt tjetër mund të thotë që ti dëshiron të kalosh më shumë kohë me atë person.Kushtojini vëmendje se në cilën dhomë apo ndërtesë e gjeni veten. A po fshiheni në një dhomë apo jeni në sallonin e shtëpisë duke parë botën përmes dritares. Dhoma të cilën ëndërroni bën ndryshime në kuptimin e ëndrrës.

15. Vrasja e njerëzve. Një ëndërr tjetër negative. Ëndërrimi për të vrarë njerëz mund të jetë ose rezultat i shumë lojërave të dhunshme, filmave të dhunshëm ose zemërimit të shtypur.Asnjë nga këto më sipër nuk është e mirë, dhe ju duhet t’i kushtoni vëmendje shumë të madhe kësaj ëndrre. Nëse e shihni veten duke ëndërruar rregullisht për të vrarë njerëz, është një shenjë se diçka në jetën tuaj është shumë e gabuar, qoftë ajo dhunë në media, zemërim dhe zhgënjim që nuk po kalon.

16. Paratë. Kjo mund të jetë pozitive ose negative. Shumica prej nesh duan më shumë para në mënyrë që të mund ta shijojmë jetën më shumë dhe të bëjmë gjërat që vërtet duam të bëjmë. Ka mënyra për ta bërë këtë pa pasur nevojë të keni më shumë para, por për shumicën prej nesh më shumë para do të thotë më shumë argëtim dhe kënaqësi në jetë. Pra, të ëndërrosh për para thjesht mund të nënkuptojë që t’i duash ato, kështu që më në fund mund të bësh ato gjëra që dëshiron. Ndonjëherë mund të nënkuptojë që ju thjesht dëshironi fuqi, e cila jo gjithmonë është diçka e mirë.

17. Te besh seks. Trupat tanë janë të lindur për të dëshiruar ushqim, strehim, dashuri dhe seks. Kjo është ajo që na ka mbajtur gjallë për një kohë kaq të gjatë, kështu që truri ynë vështirë të mos mendojë për seksin shpesh. Kurdoherë që shohim një person tërheqës, ne kujtojmë se dëshirojmë seks dhe kjo është diçka pozitive.Kështu që të ëndërrosh për seks zakonisht tregon thjesht se je një i rritur i shëndetshëm dhe gjithçka po funksionon ashtu siç duhet. Ashtu si ushqimi, nëse mendoni para tij në shtrat (me vetëdije ose në subkoshiencë ) normalisht do të ëndërroni edhe për seksin.

18. Endërroni sikur bini. Kjo është një ëndërr jashtëzakonisht shumë e shpeshtë për njerëz të të gjitha moshave. Mund të ndodhë shpesh që sapo bini në gjumë t’ju duket sikur ju sulmuan ose plagosën ose sikur bini diku dhe ju përpiqeni t’i shmangni ato. Pra ka shumë mundësi që ne ndonjëherë ëndërrojmë gjëra të këqija, në mënyrë që truri të mësohet me këtë përvojë dhe nëse do të ndodhte ta përjetonte më lehtë. Ne ëndërrojmë sikur sulmohemi ose ndiqemi në mënyrë që nëse ndonjëherë ndodh të mos jetë gjëja më e pazakontë, pasi trurin tonë tashmë e kemi testuar për ta përballuar këtë situatë. Rënia është një lloj i tillë, megjithëse nuk mund të bëni ndonjë gje kur bini. Ëndrrat ku rrëzoheni zakonisht nënkuptojnë që ju nuk keni kontrollin e asaj që po ndodh, dhe ju nuk udhëhiqni dot jetën tuaj. Kushtojini vëmendje kësaj nëse gjithmonë keni ëndrra ku bini, pasi kjo mund të nënkuptojë që ndjeheni të pashpresë dhe madje edhe në depresion.

19. Lakuriq në publik. Të gjithë kemi frikë se jemi në siklet para një publiku të madh dhe kështu të qenit lakuriq në publik është për fat të keq një ëndërr e zakonshme. Që në moshë të re na është thënë se duhet të mbulohemi gjithmonë në mënyrë që të mos i ekspozohemi njerëzve. Kjo do të thotë që të ëndërrosh për të qenë lakuriq do të thotë që shqetësohesh se si njerëzit do të mendojnë për ty. Ju shqetësoheni në një farë mënyre për imazhin që keni në shoqëri apo edhe për mënyrën sesi paraqiteni tek një mik apo partner. Kushtojini vëmendje sa shpesh e keni këtë ëndërr dhe mendoni për mënyrat se si mund të zvogëloni shqetësimin.

20. Takimi me dikë të famshëm. Të gjithë duam të takojmë idhujt tanë, që nga njerëz të famshëm e deri tek figura historike. Është një ëndërr e zakonshme sepse shpesh mendojmë për këto gjëra. Njerëzit e famshëm janë të famshëm sepse tërheqin vëmendjen e njerëzve, kështu që ata janë në mendjen tuaj.
Gjërat për të cilat ne mendojmë shpesh bëhen ato që ëndërrojmë (ndër të tjera). Pra, për shumë njerëz ëndrrat me te famshëm janë shumë të zakonshme.

Lexo edhe: Ëndrrat përmirësojnë gjendjen psiko-fizike

Ëndrrat misterioze, të cilat përjetohen si shumë reale janë një dukuri e zakonshme gjatë shtatzanisë.

Interpretimi apo shpjegimi i ëndrrave më të shpeshta në shtatzani.

Kafshët: Kafshët në ëndërr na kujtojnë t’i besojmë instinkteve tona.

Aeroplanët: Avionët simbolizojnë udhëtimin, ndryshimin dhe dëshirën për të qenë në një vend të ri dhe të ndryshëm, fizikisht ose emocionalisht.

Robot: Një simbol i mbrojtjes; një mënyrë për të mbajtur nënën dhe fëmijën të sigurt nga elementët e jashtëm.

Sulmi: Ëndërrimi i sulmeve ka një kuptim mjaft të drejtpërdrejtë. Kjo mund të tregojë frikë ose ankth rreth një pjese të panjohur të jetës suaj. Ndoshta ndiheni të prekshëm, qoftë në punë ose në shtëpi. Mundohuni të dalloni se kush është sulmuesi juaj, pasi kjo do të japë një pasqyrë të fuqishme.

Bebet: Këto ëndrra marrin shumë forma, nga foshnjat që lindin deformuar ose humbasin, në ëndrrat e braktisjes dhe vdekjes. Ëndrrat me bebe nuk janë paralajmëruese; përkundrazi janë thjesht mënyra si prindi përballon ankthin dhe përgjegjësinë e re.

Banka: Ëndrrat e institucioneve financiare mund të reflektojnë një ankth rreth financave.

Tualet: Kjo përfaqëson barkun dhe mund të jetë simbol i nevojës tuaj për të ushqyer veten.

Shtrati: Ndonjëherë ëndrrat janë mesazhe të drejtpërdrejta. Nëse e gjeni veten duke ëndërruar për shtretër, mund të keni nevojë të pushoni më shumë.

Bletët: Ndërsa jeni shtatzënë, ju mund të ndjeheni pak si bleta mbretëreshë, e lumtur për të marrë të gjithë vëmendjen, por e lodhur nga të qenit përgjegjëse.

Zog: Zogu në ëndrrat tuaja mund të barazohet me lirinë dhe suksesin.

Lindja: Kjo është një ëndërr e zakonshme kur një grua shtatzënë afrohet me këtë datë. Ëndrra të tilla veprojnë si një “gjykim” dhe ndihmojnë në përgatitjen e nënës për ngjarjen e madhe.

Djalë: Nëse shihni në ëndërr një djalë të vogël ose duke lindur një djalë kjo mund të jetë një paralajmërim. Por kjo mund të simbolizojë gjithashtu zhvillimin e fuqisë suaj si nënë dhe rritjen e fuqisë në familjen tuaj.

Ish- partnerët: Mos u shqetësoni; kjo është thjesht mënyra e mendjes suaj për t’i larguar ata nga jeta njëherë e përgjithmonë.

Ura: Ky është një simbol klasik i tranzicionit. Uji është gjithashtu i përfshirë shpesh.

Data e kalendarit: Kjo është një nga ëndrrat e pakta që mund të jenë profetike, veçanërisht nëse keni kaluar datën e caktuar për lindje.

Qiri: Një qiri është një simbol i spiritualitetit, “drita” e fëmijës brenda jush.

Makina: Ëndrra të tilla janë të lidhura me nivelin e kontrollit që keni në jetën tuaj. Gjendja fizike e makinës, si dhe vendndodhja juaj në makinë (për shembull: A jeni ai që drejton automjetin apo jeni pasagjer?) Janë reflektime se si ndiheni.

Kështjella: Një kështjellë mund të tregojë një ndjenjë të fitores, një shprehje gëzimi që jeni shtatzënë. Muret e larta, hendeqet dhe aspekte të ngjashme me fortësinë e strukturës gjithashtu sugjerojnë një ndjenjë mbrojtjeje ose që duan ta mbajnë fëmijën sa më të sigurt.

Mace: Gratë shtatzëna shpesh ëndërrojnë sikur lindin mace, ndoshta sepse macja është një simbol femëror.

Shpella: Një shpellë simbolizon një parajsë dhe një tërheqje, dhe është një simbol shumë i fuqishëm i Nënë Natyrës dhe mitrës.

Orë: Koha bëhet një temë e zakonshme kur një grua afrohet me datën e lindjes.

Arkivolët, dhe simbolet e tjera të vdekjes, nuk janë paralajmërime. Përkundrazi, ato janë simbole të ndryshimit dhe lëvizjes në karrierë ose në një marrëdhënie.

Gatim: Kjo është një metaforë tjetër për procesin e shtatzënisë.

Delfin: Delfini është i lidhur me seksualitetin femëror. Merrni parasysh se si ju lidheni me delfinin në ëndrrën tuaj.

Veshi: Forma e veshit ngjan shumë me një fetus. Mund të jetë një metaforë për fëmijën tuaj.

Toka: Një temë shumë e zakonshme argumentuese, që tregon një ngjashmëri me natyrën.

Ushqimi: Ëndërrimi i një ushqimi të caktuar mund të jetë mënyra juaj e të menduarit për një mungesë në dietën tuaj. Nëse shihni në ëndërr një portokall ju mund të keni nevojë për më shumë vitaminë C.

Veza: Ky është një simbol klasik që shpesh shfaqet në ëndrra në fazat e hershme të shtatzënisë, nganjëherë kjo është treguesi i parë i gruas që ajo është shtatzënë!

Ashensori: Ëndrrat e ashensorëve shpesh tregojnë lëvizje ose tranzicion në jetën tonë.

Rënia: Kjo është një ëndërr e zakonshme, që tregon pasiguri për të ardhmen.

Familja: Ëndrrat e familjes mund të tregojnë se ka disa çështje që duhet të zgjidhen.

Zjarri: Zjarri simbolizon pasionin dhe gjithashtu mund të tregojë shqetësim për një tranzicion të madh jetësor.

Ikje: Kjo lidhet me një ndjenjë të pafuqisë, mungesën e kontrollit të jetës dhe trupit.

Lule: Lulet janë një simbol pozitiv i jetës së bukur që rritet brenda jush. Nëse lulet janë të lara, mund të jetë një paralajmërim i drejtpërdrejtë që ju duhet të pini më shumë ujë.

Fluturim: Ëndrrat e tilla janë të rastësishme, dhe përfaqësojnë lirimin. Ëndërrimi i fluturimit në fund të shtatzanisë mund të nënkuptojë një lindje të lehtë. Fluturimi është një metaforë për fuqinë personale dhe tejkalimin e pengesave.

Pyjet: Pyjet shpesh paraqesin frikë të papranuar. Ka errësirë, mister, dhe pak magji në një pyll. Merrni parasysh ato që gjeni në pyll: Objekte, njerëz të tjerë ose kafshë mund të fshihen në pemë. Ata janë atje për një arsye!

Fruta: Kjo është simbol i jetës dhe gjithashtu mund të përfaqësojë fëmijën e palindur.

Vajza: Vajza që ju ëndërroni mund të jeni vetë në një moshë të re ose një paralajmërim i seksit të fëmijës suaj.

Ari: Ari është një element i fuqishëm dhe mund të jetë simbol i pasurisë së jetës.

Armë: Simbol i agresionit dhe mbrojtjes. Nëse jeni duke bërë sulmin, vini re se kë po luftoni. Nëse po mbroni veten, kjo tregon një ndjenjë të fortë të vlerës. Një thikë ka konotacione seksuale.

Flokët: Flokët kanë shumë kuptime. Janë të lidhura me bukurinë. Flokët e gjata përfaqësojnë kreativitetin, ndërsa flokët e shkurtër ose flokët që janë prerë tregojnë mungesën e krijimtarisë.

Shtëpitë: Imazhet e shtëpive janë të zakonshme në shtatzëni, për arsye të dukshme. Një grua shtatzënë “strehon” fëmijën e saj, trupi i saj është vetë shtëpia. Nuk është e pazakontë që një grua shtatzënë të ëndërrojë të shtojë dhoma në shtëpi, të kapërcejë në oborre ose nivele shtesë, për të bërë më shumë hapësirë për foshnjën, ashtu edhe për një metaforë për ndryshimin në madhësinë dhe formën e saj trupore.

Burri: Ndërveprimi midis jush dhe burrit tuaj është kritik për interpretimin e ëndrrës. Nëse e shihni larg dhe të qetë, kjo mund të jetë shenjë se ai duhet të përfshihet më shumë në shtatzaninë tuaj.

Pabesi: Ëndrrat e tilla nuk janë të rralla midis grave shtatzëna. Ato përfaqësojnë një pasiguri të kuptueshme rreth asaj se si fëmija do të ndikojë në martesë.

Udhëtimi: Ky është një simbol mjaft i saktë i udhëtimit nëntë mujor të shtatzënisë.

Gëzimi: Ëndërrimi i gëzimit mund të jetë mënyra e të menduarit tuaj për t’ju inkurajuar të shprehni më shumë gëzim derisa jeni zgjuar.

Çelësi: Përfaqëson një ndjenjë të re të lirisë.

Kuzhina: Simbolet e gatimit dhe pjekjes janë të shfrenuara në ëndrrat e grave shtatzëna. Analogjia është përgatitje dhe edukim.

Thikë: Një simbol i agresionit. Një thikë gjithashtu përfaqëson një penis dhe mund të tregojë frikën e për intimitet ose marrëdhëniet seksuale.

Qumësht: Kjo ka të ngjarë të jetë një ëndërr e vërtetë ndërsa trupi juaj fillon të përgatitet për prodhimin e qumështit.

Abortet: Kjo është një ëndërr tipike ankthi dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të konsiderohet si një paralajmërim.

Malet: Malet paraqesin sfida për t’u përmbushur, fazat e udhëtimit të shtatzënisë, vështirësia e procesit dhe fitorja përfundimtare në shkallëzimin e lartësive.

Lakuriqësi: Paraqet ndjeshmërinë dhe simbolizon mënyrën se si gjendja e gruas shtatzënë është e ekspozuar ndaj të gjithë botës.

E kaluara: Njerëzit, vendet dhe ngjarjet nga e kaluara juaj mund të paraqesin çështje të pazgjidhura që duhet të adresohen.

Unaza: Një unazë simbolizon angazhimin dhe lidhjen. Humbja e një unaze në një ëndërr tregon zhgënjim në një marrëdhënie.

Shkolla: Kjo është një ëndërr klasike ankthi, duke reflektuar pasiguri rreth aftësive tuaja në disa aspekte të jetës.

Seksi: Ashtu si ëndrrat e të ngrënit të ushqimit mund të tregojnë mungesën e ushqyesve të caktuar në dietën tuaj, ëndrrat e seksit mund të tregojnë nevojën për më shumë seks, ose të paktën më shumë romancë!

Gjarpër: Gjarpërinjtë përfaqësojnë seksin; ata gjithashtu tregojnë rritje dhe mençuri.

Shkallët: Shkallët shfaqen shpesh në ëndrra si një simbol i lëvizjes dhe përparimit drejt një qëllimi. Shkallët përfaqësojnë gjithashtu seksin, sipas Sigmund Freud, për shkak të natyrës ritmike të ngjitjes së tyre.

Stuhitë: Stuhitë e dhunshme, uraganet dhe tornadotët pasqyrojnë paqëndrueshmërinë, veçanërisht midis anëtarëve të familjes.

Telefoni: Telefoni simbolizon komunikimin. Vështirësia për të përdorur një telefon në një ëndërr shpesh tregon zhgënjim ose komunikim të bllokuar.

Trafiku: Ky është një element i zakonshëm në ëndrrat e ankthit, ndërsa në të pavetëdijshmen tuaj mendoni skenarë të gjërave që do të shkojnë keq.

Binjakët: Ëndrrat e binjakëve nuk tregojnë domosdoshmërisht se do të keni binjakë. Më shumë gjasa tregon se fëmija është gjysma juaj.

Trenat: Tregojnë lëvizjen në jetë, sidomos në karrierë ose marrëdhënie.

Uniformë: Ëndrrat që përmbajnë këtë simbol mund të shprehin pakënaqësinë tuaj në marrjen e “uniformës” së amësisë. Ndoshta ju shqetësoni se do të kufizoheni nga ky rol në një farë mënyre.

Ecja: Nëse po ëndërroni se ecni gjatë, kjo mund të simbolizojë udhëtimin e shtatzënisë, ose mund të jetë një kuptim më i saktë i nevojës për të bërë më shumë stërvitje.

Uji: Ky është një element i përbashkët në ëndrra. Uji përfaqëson emocionet, barkun dhe pjellorinë.

Dallgë: Kjo është një metaforë e zakonshme për procesin e prodhimit të jetës.

Balenë: Balena është një simbol i fuqisë dhe krijimtarisë femërore.

Kopshti zologjik: Një grua shtatzënë shpesh ndjehet sikur është në një kopsht zoologjik, të gjithë e shohin atë dhe nuk ka vend për t’u fshehur! Nëse figurojnë dukshëm në ëndrrat tuaja, mund të jetë një shenjë që ju duhet të krijoni më shumë hapësira private për veten tuaj.

Lexo edhe: Meshkujt dhe femrat, te ndryshem edhe ne endrra






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Çudia po zgjat përtej ditës...

A zgjat vërtet vetëm tri ditë çudia më e madhe? Jo, çudia ka filluar të zgjasë më shumë dhe ky është lajmi i mirë, mes të keqes që mund të...

Jo rastësisht kjo është fotoja...

“Zemër e di që unë ndoshta dukem shumë keq, por po bëj një foto para se të shkoj në shtrat në mënyrë që ta mbajmë mend këtë. Ajo është vetëm...

Si i zgjidhin konfilktet çiftet...

Paralajmërim: ky material nuk ka të bëjë me kush fiton apo kush ka të drejtë. Kur luftoj me partnerin tim, ndihem sikur bota po shembet përreth meje. Unë jam një...

Çfarë dua t’u mësoj fëmijëve...

Po bisedoja me burrin tim një ditë, kur krejt papritur më erdhi një mendim. "A mund të besosh se një ditë djalit tonë do t'i thyhet zemra dhe ne nuk...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X