Fëmija im dy vjeç përjeton ndjenja shumë të forta çdo ditë. Mendoj kjo është mëse e natyrshme apo jo? Unë jam 32 vjeçe dhe ende kam ndjesi shumë të forta çdo ditë. Por ndryshimi është që unë kam jetuar në 3 dekada dhe kam mjaftueshëm eksperiencë për t’i përballuar dhe për të reaguar ndaj këtyre emocioneve, të kuptoj se çfarë e shkakton një ndjenjë të caktuar dhe çfarë duhet të bëj për t’u ndjerë më mirë.
Kur kam pasur një ditë të ngarkuar me shumë orare për të kapur, me enë për të larë e punë të tjera, në darkë unë preferoj të marr kokoshka e të shoh një film. E di se kjo do të më ndihmojë të relaksohem.
Por kur fëmija im ka kaluar një ditë të lodhshme, ajo nuk e di çfarë të bëjë për t’u çlodhur. Ajo është vetëm dy vjeçe dhe ende po mëson.
Kur kam qënë gjithë natën zgjuar me motrën e saj të vogël dhe në mëngjes mezi më hapen sytë, e di që një bisedë me një mike do të më bëjë ta harroj lodhjen.
Por kur vogëlushja ime është e rraskapitur, ajo nuk di ç’të bëjë që të ndihet më mirë. Ajo është vetëm 2 vjeçe dhe po rritet.
Kur ndihem e zhgënjyer dhe dyshoj, unë e di se një bisedë me bashkëshortin do të më ndihmojë të ndihem e sigurt dhe e dashur.
Por kur vogëlushja ime ndihet e mbingarkuar, ajo nuk e di se çfarë të bëjë. Ajo është vetëm 2 vjeçe dhe ajo po përpiqet të bëjë lidhjen mes gjërave.
Por unë kam strategjitë e mia për ta ndihmuar vogëlushen kur ndihet keq.
Nëse ajo është e mërzitur, ne zakonisht flasim përse ndihet ashtu ose marrim disa herë frymë thellë dhe këndojmë një këngë.
Nëse ajo është e rraskapitur, përpiqem ta vë të flejë pak më herët.
Por ajo që kam vënë re kohët e fundit është se ndonjëherë përgjigjja ndaj problemeve të saj është shumë e thjeshtë.
Ndonjëherë ajo ka nevojë vetëm për një përqafim.
Një përqafim i madh nga nëna e saj. Një përqafim i mbushur me dashuri, qetësi, shpresë, siguri dhe inkurajim.
Dr. Deborah McNamara thotë, “Ne duhet t’i mbajmë fëmijët afër, t’u tregojmë dashuri sipas nevojës, t’u kushtojmë vëmendje atyre dhe t’u falim një marrëdhënie që është e pakushtëzuar.
Efektet kryesore janë: rritje e vetëvlerësimit, përmirësim i komunikimit prind-fëmijë dhe performancë shumë e lartë akademike.
Pra, kur fëmija im është i irrituar, unë do ta përqafoj.
Kur fëmija im llastohet sepse diçka është tepruar, do ta përqafoj.
Kur fëmija im bërtet sepse dëshiron një lodër, unë do ta përqafoj.
Kur fëmija im ngul këmbë për një palë këpucë dhe asnjë tjetër, do ta përqafoj.
Kur fëmija ime qan, sepse nuk ka fjetur mjaftueshëm, do ta përqafoj.
Kur fëmija im është i shqetësuar dhe i pasigurt … Do ta përqafoj.
Do ta përqafoj, sepse shkenca thotë se ndihmon që të dy ne të ndihemi më të lumtur. Do ta përqafoj, sepse profesionistët thonë se do të nxisë një lidhje më të ngushtë mes nesh. Do ta përqafoj, sepse zemra ime më thotë se është gjëja e duhur.
Praktikën e përqafimt e kam ndjekur me të 3 fëmijët e mi, por duket se për vajzën 2-vjeçare nevoja është më e madhe. Ndoshta për shkak të moshës ose personalitetit të saj. Por, është e dukshme sesa shpejt qetësohet pasi unë e përqafoj.
Lexo edhe: Magjia e nje perqafimi
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu