Mënyra si prindërit komunikojnë me fëmijët, si i lavdërojnë, qortojnë apo ndëshkojnë, lënë gjurmë tek ata dhe ndikojnë në formimin e personalitetit kur rriten.
Psikologu Sanveen Kang i Qendrës Pediatrike të Thomson shpjegon se komunikimi ka gjithmonë dy aspekte kryesore, dhënësin dhe marrësin e mesazhit, një fjalë që thotë prindi mund të mos kuptohet siç duhet nga fëmija, mund të mos përcjellë mesazhin që ka dashur prindi të japë, dhe kjo gjë e bën prindërimin një detyrë shumë sfiduese.
Prindërit duhet të kenë gjithashtu parasysh se fëmijët janë individë që përballen ndryshe me situata të ndryshme, prandaj jo gjithmonë funksionon e njëjta taktikë.
Sugjerime se si prindërit të frenojnë zemërimin:
* Jepini kohë vetes, largohuni kur ju del situata nga kontrolli dhe jeni të nervozuar.
* Eksploroni mënyrën që ju qetëson më mirë.
* Kthehuni më vonë kur nuk jeni më e zemëruar.
* Pranoni se nuk është faji i fëmijës që ju jeni me nerva.
* Kërkoni ndihmën e bashkëshortit kur mendoni se nuk e përballoni dot vetëm situatën.
* Nëse e gjeni veten vazhdimisht të zemëruar e me nerva, kërkoni ndihmë profesionale.
Dr Kang, psikologu për fëmijët shpjegon se ndonjëherë edhe lavdërimet ndaj fëmijëve mund të jenë negative dhe t’i dëmtojnë ata. Për shembull në vend që t’i thoni fëmijës “E ke bërë shumë mirë këtë”, më mirë fokusohuni në përpjekjen e tij për të arritur atë që ka bërë, për shembull “Mendoj se ka qenë e vështirë ta realizoje në këtë formë, bravo!”.
12 strategji për të komunikuar në mënyrë efektive me fëmijët tuaj:
- Përdorni fjalë pozitive për t’i treguar fëmijës suaj se çfarë duhet të bëjë.
- Ndërtoni komunikimin tuaj mbi bazën e dashurisë, respektit dhe një lidhje të fortë emocionale.
- Truri është si një muskul – duhet ta përdorni për ta forcuar atë. Prandaj, mësoni nga situata të caktuara ku mund ta keni gabim.
- Gjithmonë krijoni lidhje emocionale me fëmijën, para se të nxitoni ta qortoni. Lidhja e fortë me ju e bën fëmijën më të qetë dhe mëson më shpejt nga fjalët që i thoni.
- Mbajtja e kontaktit me sy dhe të dëgjuarit janë pjesë shumë e rëndësishme e lidhjes me fëmijën.
- Tregohuni e vëmendshme për shprehjet e fytyrës, tonin e zërit, qëndrimin, gjestet, kohën për t’u përgjigjur dhe gjuhën e trupit.
- Flisni me një volum të përshtatshëm.
- Bisedoni me fëmijën tuaj kur jeni e qetë.
- Sugjeroni alternativa dhe mundësi, të cilat ndihmojnë që fëmija të ndihet që ka zgjedhje.
- Jini të qartë, të qëndrueshëm dhe vendosni kufij të parashikueshëm për fëmijën tuaj.
- Kini kujdes kur përdorni fjalë poshtëruese si “Ti je i padobishëm”.
- Vëzhgoni sjelljen e fëmijës gjatë bisedës. Lejo që ata të japin mendimet dhe arsyetimet e tyre.
Lexo edhe: Si duhet te jete komunikimi prind-femije?
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu