Edhe zemerimet e castit te femijes jane pozitive gjate rritjes se tij

0 0

Të jesh prind do të thotë që shpesh të duhet të përballesh edhe me kapriçiot e fëmijës, të cilat shpesh na bëjnë të ndihemi mjaft keq. Megjithatë, besojeni ose jo edhe ato kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin emocional dhe mirëqënien e fëmijës.
Më mirë jashtë se brenda.

Të qarat janë një mekanizëm mbrojtës, kjo pasi ato përmbajnë hormonin e stresit, kortizolin. Dhe kështu është më mirë që të dalin jashtë duke çliruar edhe stresin.

Të qarat do të ndihmojnë fëmijën në të mësuar.

Në disa moment një shpërthim të qari do ta ndihmojë fëmijën të nxjerrë frustrimin që ndien dhe më pas të qartësojë mendjen në mënyrë që të jetë më i aftë të mësojë diçka të re.

Fëmija mund të flejë më mirë.

Nëse fëmija juaj nuk do ta shprehë deri në fund stresin që ndien si pasojë e një situate të krijuar, me shumë mundësi nuk do të bëjë një gjumë të qetë, duke qënë se ai do të reflektohet edhe në këtë proçes.

• Ju thatë “jo” dhe kjo është diçka pozitive.

Edhe pse shpesh e shmangim këtë shprehje për të mos u përballur me një sjellje të tillë nga ana e fëmijës, duhet ta dini se për të është me rëndësi në mënyrë që të mund të kuptojë se cilat janë limitet e një sjellje të caktuar.

Fëmija juaj do të krijoj siguri në të shprehurin e ndjenjave.

Në momentin që ju thoni “jo” fëmija do të filloj të qajë. Kjo është mënyra që ai tregon se e ka pranuar fjalën tuaj por po shpreh atë që ndien.

Krizat e të qarave ju bëjnë më të afërt me njëri-tjetrin.

Ju nuk duhet të përpiqeni ta pushoni fëmijën por mund t’i thoni fjalë të ëmbla sie dhe përqafime.

Ai meson te veteqetesohet.

Pra nxjerr atë që ndien në një mënyrë tepër natyrale dhe vetqetësuese.

Nëse do të ndodhë në shtëpi, do të ketë më pak shanse të ndodhë në publik.

Nëse ne do t’i dëgjojmë më shumë, ata me shumë mundësi do të shpërthejnë në të qara ndërsa janë në shtëpi. Pra ju duhet të gjeni mundësinë të flisni me fëmijën pa qënë në publik.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X