Flokët e yndyrshëm, po ashtu si lëkura e yndyrshme, janë shkaktuar nga një prodhim i tepërt i yndyrës. Normalisht yndyra shërben për të mbrojtur flokun, por kur është e tepërt i bën jo të këndshëm për tu parë. Shkaqet ndonjëherë janë gjenetike, por dhe një stil jetese jo i mirë mund të shfaqi probleme. Për fat të mirë, me kurat e duhura edhe flokët e yndyrshëm mund të transformohen në një gjendje normale. Ka disa metoda që ju ndihmojnë që flokët të jenë më pak të yndyrshëm si në një periudhë afatgjatë si edhe atë afatshkurtër.
Ja disa nga hapat:
Thajini floket vetem nga mesi e poshte.
Përdorni pudrën për fëmijë ose kakao
Pudra është opsioni më i mirë për vajzat që kanë flokë të yndyrshme. Vetëm hidheni në flokë dhe fërkoni në rrënjë dhe do të bindeni se si do ta thithë yndyrën. Në qoftë se keni flokë ngjyrë të errët, të njëjtin veprim bëjeni, por me kakao.
Mos i lani flokët çdo ditë.
Nëse keni flokë të yndyrshëm përpiquni mos i lani çdo dite, por 1 herë në tre katër ditë.
Por nësë i keni të nevojshme t’i lani çdo ditë përpiquni të përdorni dy lloj shamposh:
Një specifike për të normalizuar prodhimin e yndyrës dhe një për larje të shpeshta. Shkrijeni gjithmonë me ujë përpara se ta vendosni tek koka dhe mos e masazhoni gjatë: do stimuloni lekurën për të prodhuar më shumë yndyrë. Përdorni ujë të vakët dhe bëni gjithmonë larjen përfundimtare me ujë të ftohtë për të mbyllur poret në lëkurën e flokëve.
Përdorni balsamin nëse keni flokë të gjatë dhe vendoseni vetëm tek majat. Për sa i përket tharjes, mos i krihni flokët e lagur me krëhër me dhëmbë të ngushtë.
Mbajeni tharësen e flokëve 15 cm larg nga flokët. Për t’i bërë kaçurrela mos përdorni vaj ose xhel që rëndojnë flokët. Preferoni shkumën dhe lëreni të thahet vetë.
Të gjitha këto mënyra shërbejnë për të trajtuar në mënyrë delikate lëkurën e flokëve. Nëse përdoren shampo shumë të ashpra do të keni efektin e kundërt. Një herë në javë bëni një maskë me argjile dhe aplikojeni vetëm tek rrënjët. Si përfundim, mbani mend që sa më shumë prekni flokët, aq më shpejt bëhen me yndyrë. Thojini stop zakoneve të këqija.
Lexo edhe: Floket gjate shtatzanise
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu