“Për vite të tëra kam qenë tepër e kujdesshme për të krijuar ambient sa më të pastër e steril për fëmijët e mi, në mënyrë që të rriteshin të shëndetshëm, madje disa më quanin të fiksuar. Shumë prindër besojnë se fëmijët duhet të jenë sa më larg baktereve e papastërtive, sa më larg kafshëve shtëpiake për të gëzuar shëndet të mirë. Por kur kam lexuar një studim të kohëve të fundit kam kuptuar se gjithë qasja ime kishte qenë e gabuar”. Këto janë fjalët e një nëne, e cila është surprizuar nga rezultati i studimit të publikuar në Journal of Allergy and Immunology Clinic.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 467 fëmijë deri në 3 vjeç. Fëmijët u kontrolluan çdo vit për alergji dhe shtëpitë e tyre u testuan për baktere, papastërti e kafshë shtëpiake.
Studiuesit u befasuan nga rezultatet. Fëmijët e ekspozuar ndaj kafshëve shtëpiake, baktereve dhe ambienteve jo sterile kanë shfaqur shumë më pak shenja alergjie se ata që janë rritur në ambiente të pastra. Rezultati ishte më i theksuar tek fëmijët deri në një vjeç. Ekspozimi i fëmijëve pas kësaj moshe, nuk kishte të njëjtin efekt.
“Ne nuk po promovojmë mbajtjen e shtëpisë së papastër, por këto të dhëna tregojnë se të qenit steril mund të mos jetë pozitiv për fëmijët. Hipoteza e higjienës në thelb thotë se mjedise shumë të pastra nxisin alergji, duke përfshirë alergjitë ushqimore dhe astmën, sepse nuk ka ekspozim të mjaftueshëm ndaj baktereve në fazat e para të jetës. Vendet perëndimore kanë dyfishin e rrezikut për t’u prekur nga astma e alergjitë e hershme ” – tha Robert Wood bashkëautor i studimit.
Studiuesit sugjerojnë disa këshilla praktike për prindërit, të cilat sfiodjnë mendimet tradicionale për rritjen e fëmijëve.
- Lërini fëmijët të bëhen pis.
- Mos i lani duart e tyre shumë shpesh.
- Shmangni sprait kundër mikrobeve.
- Përdorni sa më pak antibiotikë.
- Mos kini frikë ta ndani ushqimin dhe ujin me fëmijën tuaj. Në fakt, për foshnjat, pështyma e prindërve është e dobishme.
Lexo edhe:Si duhet te jete higjiena e bebes?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu