Studimet e fundit, higjiena e tepert e demton femijen!

0 0

Sipas studimeve të bëra kohët e fundit, higjiena e ekzagjeruar do të ndikojë në rritjen e mundësive të zhvillimit së alergjive tek fëmija, sigurisht pa harruar edhe ndikimin e faktorëve të tjerë.

Fëmijët dhe fiksimi i pastërtisë

Pastrimi i tepërt është i rrezikshëm, të jetosh në një ambient steril nuk favorizon sistemin imunitar, sidomos nëse bëhet fjalë për fëmijët e vegjël të cilët duhet të marrin stimuj nga ambienti i jashtëm. Nëse ambienti do të jetë steril fëmija nuk do të jetë në kontakt me mikroorganizmat, dhe për pasojë sistemi imunitar nuk do të përgjgjet në mënyrën e duhur, duke krijuar një rrugë për zhvillimin e alergjive. Megjithatë nuk jemi duke folur për të jetuar në një ambient të papastër, por të lejoni fëmijën të jetë në kontakt me bakteriet dhe të bëhet edhe pis gjatë lojës, duke qëndruar në ambient të hapur me bashkëmoshatarët.

Hipotezat e higjienës

Sipas një hipoteze të nxjerrë në vitin 1989 nga anglezi Strachan, fëmijët që kanë një higjienë të ekzagjeruar janë më tepër të rrezikuar edhe për të zhvilluar episode azme, si pasojë e një ekspozimi të vogël ndaj agjentëve virale, bakteriale dhe parazitarë. Krahas higjienës së ekzagjeruar, faktor rreziku do të jetë edhe ndotja e mjedisit së bashku me zaket jo të mira të jetesës. Ndër to mund të përmendim edhe temperaturën e lartë brenda shtëpisë, përdorimin e tapetëve dhe moketëve, të cilët favorizojnë pluhurat. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në shfaqjen e alergjive dhe spamzave bronkiale sidomos në fëmijëri.

Lexoni edhe: Higjiena e femijes

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X