Besojeni ose jo por janë dashur shumë vite që sexholinot të përdoreshin për sigurinë e fëmijës. Sipas doktorit Benjamin Hoffman, teknik në sigurinë e fëmijës gjatë udhëtimit, sexholinot janë si “Batman” nje hero shumë i rëndësishëm për jetën e fëmijës. Në momentet e para të krijimit, ajo kishte formën e një karrige dhe u projektua për të lehtësuar prindërit duke i ulur fëmijët në një vend të caktuar. Ky projekt u krijua nga “Bunny bear company” në vitin 1933 me qëllim që fëmija të rrinte më qetë gjatë udhëtimit duke qënë se mund të shikonte më mirë edhe nga dritarja. Pra ata do të ishin të ulur në një vend të caktuar dhe do të kishin mundësi të argëtoheshin ndërsa ishin duke udhëtuar. Ata do të kishin mundësi të qëndronin më të shpërqëndruar pas dritares dhe shoferi nuk do të shqetësohej. Por për fëmijën kjo gjë nuk ishte edhe aq e sigurt!
Në vitin 1962, Leonard Rivkin dhe Jean Ames projektuan dy modele sexholinosh të cilat përfshinin edhe sigurinë e fëmijës dhe ndërkohë më herët edhe marka e makinave “Ford” dizenjoi një sexholino plastike të formuar me një rrip sigurimi që mbronte edhe kokën e fëmijës gjatë përplasjes. Në vitin 1969 “General motors”, projektoi një model sexholinosh të mbushura me shkumë. Vetëm në vitin 1971 “Administrata kombetare e sigurisë” në komunikacion (NTHSA) tregoi standartet e sigurisë që duhet të përfshinte sexholinoja ideale. Tennesse ishte shteti i parë që kërkonte të vendosej në rregullore përdorimi i sexholinos dhe më pas në vitet 2000 të gjitha shtetet e kishin një ligj të tillë.
Një arsye se përse ky ligj u vendos kaq vonë ishte sepse nuk kishte të dhëna të mjaftueshme deri në vitet ’70 në lidhje me vdekjet e fëmijeve gjatë aksidenteve, dhe nga ana tjetër antibiotikët apo vaksinat deri në vitet ’50 nuk ishin në dispozicion gjithmonë, kështu shkalla e vdekshmërisë si pasojë e kësaj mungese do të ishte e lartë. Pra në listën e prioritetit të sigurisë së fëmijës kishte të tjera gjëra dhe jo përdorimi i sexholinos.
Mos harroni se aksidenetet në rrugë janë aktualisht shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve të vegjël dhe shumë nga këto tragjedi mund të parandalohen!
Lexoni edhe: Ja cfare duhet te beni ndersa femija eshte vendosur ne sexholino
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu