Sexholinoja e makines

0 0

Duke qënë se fëmijët janë subjekte që paraqesin rrezik më të madh dëmtimi gjatë aksidenteve automobilistike, duhet t’i mbrojmë ata në mënyrën më të mirë të mundshme. Për këtë, kodi rrugor parashikon që pasagjerët nën moshën 12-vjeçare dhe nën 150 cm gjatësi të lidhen në poltronat e posaçme, sipas peshës dhe gjatësisë, kjo pasi përdorimi i sexholinos është e vetmja mënyrë që mundëson vendosjen e rripit të sigurimit tek fëmija. Nëse pas moshës 12-vjeçare fëmija është më i shkurtër se 150 cm, nuk detyrohet por këshillohet përdorimi i saj, në mënyrë që të përdoret rripi i sigurimit.
Ndenjëset e makinës prodhohen në bazë të peshës së fëmijës, dhe duke qënë kështu ato janë të ndara në disa grupe:
– Grupi 0 (0-10 kg);
– Grupi 0+/1 (0-13 kg);
– Grupi 1 (9-18 kg);
– Grupi 2 ( 15-25 kg)
– Grupi 3 (22-36 kg);
Grupi 0 (Navicela)
Kjo sexholino është e përshtatshme për fëmijë me peshë nga 0 deri në 10 kg (nga 0 deri në 9 muaj). Janë ato pjesë që shkëputen nga karroca e fëmijës, i cili udhëton kështu i shtrirë.
Grupi 0+ (Oveto)
Duhet të përdoret për fëmijë nga 0 deri në 13 kg (nga 0 deri në 15 muaj). Janë të ngjashme më sexholinot e mësipërme, por kanë një sistem mbrojtje shtesë në pjesën e kokës dhe të këmbëve.
Grupi 1
Janë të posaçme për fëmijë nga 9 deri në 18 kg (nga 9 muaj deri në 4-5 vjeç). Ato janë poltrona që fiksohen në makinë me rripin e sigurimit. Rripi kalon në kapëset e posaçme të poltronës dhe duhet të jetë i tendosur për të penguar çdo lloj zhvendosje.
Grupi 2
Duhet të përdoren për fëmijë nga 15 deri në 25 kg (nga 4 deri në 6 vjeç). Kjo është një ndenjëse e pajisur me mbështetje për krahët dhe ndonjëherë edhe për kokën. Kjo lloj ndenjëse e mban fëmijën të ngritur në mënyrë që të mund të përdoret rripi i sigurimit të makinës, i cili i kalon përpara belit dhe tërthor në gjoks.
Grupi 3
Kjo sexholino është e përshtatshme për fëmijët nga 22 deri në 36 kg (nga 6 deri në 12 vjeç). Edhe në këtë rast është një ndenjëse, pa mbështetje për krahët që e ngre fëmijët dhe jep mundësinë për të përdorur rripin e sigurimit.
Kur duhet të fillojmë ta përdorim sexholinon?
Ndenjësja e makinës është një objekt që duhet blerë që para lindjes së fëmijës, duke qënë se fëmija do të transportohet në shtëpi me makinë. Ai duhet të udhëtojë gjithmonë i sigurt dhe për këtë nevojitet pozicionimi i mirë i sexholinos në makinë. Ju mund ta ulni fëmijën në të që duke nisur që nga momenti i parë i daljes nga materniteti.
Sipas disa studimeve amerikane është nxjerrë konkluzioni që shpesh prindërit nuk e vendosin në mënyrën e duhur fëmijën në ndenjëse, apo ndenjësen në makinë, duke vendosur në rrezik sigurinë e fëmijës. Një nga gabimet që ata bëjnë më shpesh është mosvendosja në mënyrë korrekte e rripit të sigurimit për grupet 2 dhe 3, të cilave vendosja e rripave të sigurimit ju siguron mbështetjen dhe stabilitetin e duhur në makinë. Duke bërë këtë gabim ajo do të spostohet shumë kollaj para-mbrapa, si edhe anash në një distancë deri 2.5 cm.
Si duhet vendosur sexholinoja?
Derisa fëmija të arrijë peshën 9 kg ndenjësja e makinës duhet të vendoset gjithmonë në krahun e kundërt të ecjes së makinës, kjo pasi në rast përplasje, duke qënë se struktura kockore dhe muskulore e fëmijës është akoma e pazhvilluar plotësisht, mund të pësojë më shumë dëmtime nga rripi i sigurimit sesa nga mbështetësja e sexholinos. Ajo duhet vendosur në drejtim të njëjtë me ecjen e makinës në momentin kur koka e fëmijës e kalon lartësinë e mbështetëses së kokës të sediljes të makinës.

Lexoni edhe: Kodi rrugor, ligji i perdorimit te sexholinos ne makine 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X